Ndalohen me ligj MEMET! Rama MOHON gjithçka: Asnjë shans s’ka! Ku ta gjenim…
3 Dhjetor 2020, 17:00Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me paketën me ndryshime që pritet të bëhen në Kodin Penal. Ndryshimi më i bujshëm ishte ai që lidhej me memet, të cilin kreu i qeverisë e ka mohuar.
Duke e cilësuar draftin e publikuar si një material jozyrtar, Rama shkruan se memet nuk mund të ndalohen me ligj, duke theksuar se nuk ka asnjë shans që diçka e ngjashme të ndodhë.
“Shih shih qenkan revoltuar ca analistë se do u dënokan memet me Kod Penal, duke u nisur nga s’di ç’material jozyrtar! Po si mund të ndalohen memet me ligj na e thonë dot këta orakuj të kombit? Asnjë shans s’ka, ku ta gjenim që dhe këta të merreshin me meme që të vlenin për diçka!,”-shkruan Rama.
Ndërkohë që Rama e mohon, Ministria e Drejtësisë e ka përgënjeshtruar reagimin e tij, duke u shpehur se propozimet për ndryshimet janë të vërteta por ende nuk kanë një draft përfundimtar. Në draftin e publikuar, të realizuar nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj parashikohen penalitete të rënda për ata që i krijojnë memet por edhe ata që i shpërndajnë. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj parashikon dënimin me deri në 1 vit burg të kujtdo që realizon këto montime, por nuk shpëtojnë edhe ata që i shpërndajnë.
Meqë kryeministri nuk e ka lexuar, e gjitha është e sqaruar qartësisht në nenin 238 të draftit të Ministrisë së Drejtësisë.
Konkretisht në nenin 238 të ligjit thuhet se:
1. Publikimi në cdo formë, mënyrë apo mjet i një montazhi të realizuar me fjalët ose imazhin e një personi pa pëlqimin e tij, nëse kryhet për qëllime përfitimi material ose jo material, apo kur ka qëllim të dëmtojë reputacionin e një personi, kur materiali nuk shfaqet dukshëm që është një montazh ose nëse nuk përmendet shprehimisht se eshtë i tillë, përbën kundrvajtje penale dhe dënohet me burgim deri në 1 vit. 2. Ndjekja penale fillon me ankim të viktimës ose përfaqësuesit ligjor të saj dhe pushon me tërheqjen prej saj.
(k.m./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka kritikuar ndryshimet e reja në Kodin Penal që parashikojnë ndëshkime deri në 1 ...
Politike 3 Dhjetor 2020, 16:50
TIRANË–Një paketë ndryshimesh është depozituar në Kuvend për ndryshimet në Kodin Penal. Ndryshimi më i bujshëm ishte ai që lidhej me memet dhe materialet q...
TIRANË- Partia demokratike nuk ndalë sulmet kundër Ministres së Mbrojtes Olta Xhaçka, se ajo ka përdoruar avionin e Forcave të armatosura për fushat...
TIRANË– S’ka më meme! Ndryshimet e reja që priten të miratohen në Kodin Penal do të penalizojnë me gjoba të majme dhe me burg të gjithë ata që i prodhojnë ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta, në Ditën Ndërkombëtare të personave më aftësi të kufizuar ka bërë apel që të ketë më shumë ndërgjegjësim, për të nxitur prom...
TIRANË- Një javë pasi është konfirmua Kryetare e Partisë Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka vendosur që të shtyjë prej pandemisë Konventën Kombët...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka vendosur që ta ‘zgjerojë’ numrin e llogarive që ndjek në rrjetin special ‘Instagram’…për vetëm disa çaste. Gjatë or...
Politike 3 Dhjetor 2020, 15:10
TIRANË- Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, iu përgjigj nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili, i cili tha pak më herët në një lidhje me “Skype” për Ne...
TIRANË–Një paketë ndryshimesh është depozituar në Kuvend për ndryshimet në Kodin Penal. Ndryshimi më i bujshëm ishte ai që lidhej me memet, (lexo këtu), ku...
STRASBURG– Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian ka publikuar një draft raport mbi zhvillimet në Shqipëri.Në këtë draft raport nxiten liderët politikë në S...