Aktualitet

3 Dhjetor 2020, 08:27 Nga DOSJA

TIRANË– Mariglen Gruda, një nga të arrestuarit e sotëm që po transportonte bomba me telekomandë, është një person i njohur për Policinë e Shtetit. Dosja.al mëson se para psë vitesh, në vitin 2015, Gruda bashkë me një mikun e tij, Fabjan Luku, grabitën 7 mln e 400 mijë lekë të vjetra tek zyrat e Albtelecom në Durrës.

Gruda, i mori çelësin bashkëshortes, e cila ishte punonjëse në zyrat e Albtelecom dhe bashkë me Lukun, u futën dhe vodhën paratë.

Por brenda pak ditësh ata u vunë në pranga. Gjatë operacionit që u arestua Gruda dhe Luku, u sekuesteua edhe mjeti tip BMV me targa DR3067F, në pronësi Mariglenit, pasi rezultoi se ishte blerë me lekët e vjedhura; motori me targa DR797A , në pronësi të Lukut dhe një sasi prej 43.000 lekë.

Sot, pesë vite më vonë, Gruda është futur në telashe me një tjetër shok. Ai bashkë me Erol Ciçin, u arrestuan teksa transportonin bomba me telekomandë drejt Malit të Zi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona me bomba me telekomande erol cici lezhe mariglen gruda arrestohen dy persona me bomba me telekomande erol cici lezhe mariglen gruda

Sondazh

Poll