Aktualitet

Me dy bomba me telekomandë drejt Malit të Zi, “Distanca” vë në pranga dy të rinjtë nga Durrësi, të dënuar më parë

3 Dhjetor 2020, 08:05 Nga DOSJA
Me dy bomba me telekomandë drejt Malit të Zi, “Distanca”

LEZHË– Dy shtetas me precedente kriminale të mëparshëm kanë rënë sërish në duart e policisë. Mariglen Gruda, 30 vjeç dhe Erol Çiçi, 33 vjeç u kapën mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur ‘Rrethrrotullimi i Shëngjinit’ pasi kishin me vete dy bomba me telekomandë me vete të cilat mendohen se do transportoheshin për në Malin e Zi.

Dy bombat ishin me mekanizëm shpërthimi në distancë nëpërmjet aparatit telefonik celular, ku njëra ishte me lëndë të dyshuar plasëse e llojit tritol dhe tjetra me lëndë të dyshuar si plasëse e llojit dinamit.


Dy personat janë dënuar dhe për vepra të tjera kriminale në të shkuarën. Para pesë vitesh, në vitin 2015, Gruda bashkë me një mikun e tij, Fabjan Luku, grabitën 7 mln e 400 mijë lekë të vjetra tek zyrat e Albtelecom në Durrës. Ndërsa Erol Çiçi, ka qënë i dënuar më parë për drejtim mjeti mënyrë të parregullt.

Ata do të gjykohen për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive” kryer në bashkëpunim.

(a.b/f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona në lezhë dy bomba me telekomande erol cici fabjan luku arrestohen dy persona në lezhë dy bomba me telekomande erol cici fabjan luku

Sondazh

Poll