Ndërtohet SKEMA 3D/ Shikoni si u ekzekutua me katër plumba Ilir Zelka në Brazil, autori me kokore iu afrua shqiptarit teksa p
3 Dhjetor 2020, 06:32Nga DOSJA
BRAZIL– Mediat braziliane kanë ndërtuar skemën 3D të ekzekutimit të shqiptarit Ilir Zelka, ngjarje e ndodhure mëngjesin e ditës së kaluar. Siç shihet edhe në kronikën e mëposhtme, sipas skemës së ndërtuar nga mediat vendase në San Paolo, një person me motor, me kokore në kokë, afrohet pranë lokalit, ku ishte Zelka.
Sapo sheh 47-vjeçarin e ulur në karrige, ai nxjerr armën dhe qëllon katër herë në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur. Më pas, braktis motorin dhe largohet nga vendi i ngjarjes. Kamerat e sigurisë kanë filmuar gjithçka, por për shkak të kokores që autori kishte në kokë, do të jetë shumë e vështirë që të identifikohet.
Lagjia ku u vra shqiptari, është një nga më të psurat në qytet. Për më shumë se dy javësh, ai ishte akomoduar në një hotel luksoz në atë lagje. Administratorja e lokalit ku u vra Zelka, sipas gazetares Giovanna Risardo ka rrëfyer se viktima në të njëjtën orë, çdo ditë pinte kafenë e mëngjesit.
Por këtë herë, ishte e fundit për të. Shqiptari Ilir Zelka ka qenë pronar i një biznesi në Çeki, por edhe pse që prej datës 9 mars kishte hequr dorë si ortak, kompania mban ende emrin e tij. Kjo ngjarje është e mbuluar me mister. Viktima nuk është i njohur në fushën e krimit, ose të paktën deri më tani, ende nuk është zbardhur diçka e ‘errët’ për të shkuarën e tij.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Maska sipas mjekëve ka bërë që ende në Shqipëri të mos qarkullojë gripi stinor. Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj tha në “Real Story” në Ne...
TIRANË– Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti, teksa i është përgjigjur pyetjes se a duhet të vakzinohen personat që kanë kaluar Covid-19, është shprehur se kë...
TIRANË – Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj së bashku me mjekët Pëllumb Pipero dhe Ilir Alimehmeti kanë komentuar në emisionin ”Real Stor...
TIRANË– Gazetari Mero Baze ka humbur nënën e tij. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale, duke treguar edhe ...
Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, është shprehur se ndërgjegjësimi për masat mbrojtëse krahas antiviraleve është arritje jashtëzakonisht e madhe. I ftuar në &...
TIRANË- Mjeku i Infektivit Pëllumb Pipero është shprehur se vaksina anti-COVID e COVAX do të vijë në Shqipëri në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit...
TIRANË– Mjeku Ilir Alimehmeti, i cili është infektuar me koronavirus ka treguar se është futur në karantinë. Në një lidhje live për emisionin ”Real ...
TIRANË- Mjeku i njohur infeksionist, Pëllumb Pipero është shprehur optimist në lidhje me efektet që do të ketë vaksina anti-covid.I ftuar në emisionin “Rea...