Aktualitet

Vaksina kundër Covid-19 Brataj: Le të jetë fakultative. Pipero: Duhet më shumë domosdoshmëria dhe detyrimi, do jem ndër t

2 Dhjetor 2020, 21:34 Nga DOSJA
Vaksina kundër Covid-19 Brataj: Le të jetë fakultative. Pipero:

TIRANË – Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj së bashku me mjekët Pëllumb Pipero dhe Ilir Alimehmeti kanë komentuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 nëse duhet jetë vaksina për COVID-19 e detyrueshme apo vullnetare.

Ilir Alimehmeti e cilëson si një diskutim të madh teksa shton se ndoshta do të duhet të bëhet si vaksina e gripit sezonal që nuk ishte e detyrueshme.
Skënder Brataj nga ana tjetër ka deklaruar se do e bëjë vaksinën kur të vijë në Shqipëri, por ajo nuk duhet të bëhet e detyrueshme.

Një qëndrim më ndryshe ka pasur Pipero që vetë do e aplikojë ndër të parët për vaksinën, vetëm në rast se e ka kaluar COVID-19 më parë ose infektohet para se të vijë vaksina ë Shqipëri. Ai thekson se për disa kategori vaksina duhet të jetë me detyrim dhe e domosdoshme pasi jo vetëm rrezikojnë veten por edhe të tjerët.

ILIR ALIMEHMETI: Diskutim shumë i madh. Nuk po arrijmë ta marrim komplet. Duhet ponderuar risku për kë është. Sa kosto ekonomike ka. Për gripin sezonal kemi katogori, nuk është e detyrueshme.
Ndoshta është e njëjta rrugë si për atë të gripit .Duhet ta mendojmë më qartë.

 

 

PËLLUMB PIPERO: Unë do të jem ndër të parët. Nëqoftëse nuk e kaloj para se të vijë vaksina. Unë besoj, përjashto fëmijët e vegjël që i sëmur shumë pak. Nëse diskutojmë për imunitetin e vaksinave të tjera, për të mbajtur sistemin imunitar alert. Për ato fasha që janë më të rrezikuara, që janë më të ekspozuara duhet doemos, është e domosdoshme. Të aplikohet. Do jetë apo jo me detyrim le ta marrin vendimmarrjen organet drejtuese shkencore. Duhet më shumë domosdoshmëria dhe detyrimi. Jemi në një pandemi që s’rrezikojmë vetëm veten, por edhe të tjerët.
Do thotë dikushtë gjithë e bënë, punë e madhe që s’e bëra unë.

SKËNDER BRATAJ: Ka dy aspekte për vaksinën. Në Itali nuk ishte vaksina ndaj tuberkulozit. Ama nëse nuk e bëjë analizën dhe provën e vaksinës, s’të lejohej të punoje. Për personelin shëndetësor, ndoshta dikush nuk do vaksinë, por aman hajde më thuaj mua që kam anti-trupa.

Marrë nga: BW

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir alimehmeti pellumb pipero skender brataj ilir alimehmeti pellumb pipero skender brataj

Sondazh

Poll