Brataj: Virusi i tregoi dobësitë e veta në verë. S’kemi grip në qarkullim nga përdorimi i maskës
2 Dhjetor 2020, 21:55Nga DOSJA
TIRANË- Maska sipas mjekëve ka bërë që ende në Shqipëri të mos qarkullojë gripi stinor. Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj tha në “Real Story” në News24 se virusi i tregoi dobësitë e tij në verë, me temperaturat e larta, lagështinë dhe ventilimin. Ai tha më tej se përdorimi i maskës ndikon tek gripi dhe sëmundjet infektive pulmonare. Është mjeku infeksionist Pëllumb Pipero përforcoi këtë mendim, duke shtuar dhe masat e tjera mbrojtëse si larja e duarve, evitimi i grumbullimeve etj.
Pipero: Ky virus dëshmoi që nuk ka sezonalitet. E sfidoi stinën dhe ne nuk dimë se si do sillet dhe më tej. Jemi ende herët për të thënë gjërat.
Brataj: I tregoi dobësitë e veta se në verë nuk u ruajt njeri. Infeksioni ishte shumë i përhapur dhe ishin njerëz që jetonin së bashku dhe unë isha sëmurë, ti nuk ishe. Sëmundja s’kalonte 37 apo s’kalonte 2-3 simptoma. Ne i patëm numrat me përqindje të gjitha. Ky nuk eliminon temperaturën e lartë, lagështinë e ajrit, ventilimin, izolimin. Ne s’kemi grip, e keni vënë re? Pse? Po përdorim maskën. Ndikon tek gripi dhe sëmundjet infektive pulmonare.
Pipero: E kemi thënë para 4-5 muajsh jo se e dinim, por sepse eksperienca në hemisferën e jugut dëshmoi që qarkullimi i virusit të gripit stinor ishte shumë i ulët, për shkak të përdorimit të masave parandaluese të SARS-COV2 që duke mbuluar hundën apo gojën me maskë apo duke larë duar, duke kufizuar udhëtimet, apo duke evituar grumbullimet ulin dhe frekuencën e qarkullimit të gripit stinor. Ende nuk kemi qarkullim të gripit stinor.
Brataj: Jemi në dhjetor. Gripi e vështirë të mos mbërrijë në nëtor. Çdo vit në nëntor ka qenë i ardhur. Po vonon sipas meje nga maska.
Marrë nga: BW
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti, teksa i është përgjigjur pyetjes se a duhet të vakzinohen personat që kanë kaluar Covid-19, është shprehur se kë...
TIRANË – Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj së bashku me mjekët Pëllumb Pipero dhe Ilir Alimehmeti kanë komentuar në emisionin ”Real Stor...
TIRANË– Gazetari Mero Baze ka humbur nënën e tij. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale, duke treguar edhe ...
Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, është shprehur se ndërgjegjësimi për masat mbrojtëse krahas antiviraleve është arritje jashtëzakonisht e madhe. I ftuar në &...
TIRANË- Mjeku i Infektivit Pëllumb Pipero është shprehur se vaksina anti-COVID e COVAX do të vijë në Shqipëri në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit...
TIRANË– Mjeku Ilir Alimehmeti, i cili është infektuar me koronavirus ka treguar se është futur në karantinë. Në një lidhje live për emisionin ”Real ...
TIRANË- Mjeku i njohur infeksionist, Pëllumb Pipero është shprehur optimist në lidhje me efektet që do të ketë vaksina anti-covid.I ftuar në emisionin “Rea...
TIRANË– Familja Haklaj ka publikuar një letër të hapur në 20-vjetorin e vrasjes të vëllait të tyre të vogël, Yllit. Nga Suedia, të mbijetuarit e familjes H...