Aktualitet

Aksident në Dibër/ Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga; humb jetën pasagjeri, plagosen 3 të tjerë

2 Dhjetor 2020, 21:21 Nga DOSJA
Aksident në Dibër/ Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga;

DIBËR– Një aksident ka ndodhur në aksin Kastriot-Arras, ku një 35-vjeçar me iniciale M.B., ka ndërruar jetë si pasojë. Mësohet se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga. Si pasojë drejtuesi i makinës ka mbetur i plagosur, ndërsa dy prej pasagjerëve të tjerë janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

NJOFTIMI I PLOTË:

Dibër/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor rural Kastriot-Arras, shtetasi L. Gj, 26 vjeç, banues në fshatin Arras, duke drejtuar automjetin tip ‘Opel’, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën në spital pasagjeri M. B., rreth 34 vjeç, si dhe kanë mbetur të lënduar drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë të tjerë të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në dibër diber aksident në dibër diber

Sondazh

Poll