Politike

Sharjet seksiste të Frrok Çupit, Mehmeti: Goja që shau Grida Dumën është gypi ku zbrazet gropa septike e regjimit të Rili

3 Dhjetor 2020, 06:45 Nga DOSJA
Sharjet seksiste të Frrok Çupit, Mehmeti: Goja që shau Grida

TIRANË– Publicisti Kim Mehmeti i ka dalë në mbrojtje ish-deputetes Grida Duma, pas sherrit të fortë që ajo pati me Frrok Çupin.

Në një shënim, Mehmeti shkruan se goja që fyeu publikisht Dumën, referuar Çupit, është si gypi ku zbrazet gropa septike e regjimit të Rilindjes.

“Goja që publikisht ofendonte Grida Dumën, është ‘gyp’ nga zbrazet ‘gropa septike’ e regjimit të “Rilindjes’, ndërkaq mos reagimi ynë, është kapaku i asaj grope, i gropës që duhet mbyllur sa më pare, nëse duam ta pengojmë kalbjen dhe qelbjen e shoqërisë shqiptare!”- shkruan Mehmeti.

Në debat në emisionin “Open” një debat që kishte në fokus dështimin e Shqipërisë për të hapur negociatat me bashkimin Evropian degjeneroi në disa sulme seksiste të njëpasnjshme nga Frrok Cupi, kundrejt Grida Dumës. Etiketimet e Cupit se “Duma ishte një vajzë e bukur”, duke nënkuptuar se nuk është adapte për politikën, nuk u pritën mirë as nga të ftuarit në studio. Për t’u mbrojtur, Duma iu përgjigj Cupit duke i thënë se ishte një njeri i paguar për të folur dhe e quajti “llumin” e shoqërisë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike frrok çupi grida duma kim mehmeti frrok çupi grida duma kim mehmeti

Sondazh

Poll