Politike

PERLA e ministres Anila Denaj: A kanë depozita shqiptarët? Po ku do t’i harxhojnë në këto kohë pandemie…

2 Dhjetor 2020, 20:29 Nga DOSJA
PERLA e ministres Anila Denaj: A kanë depozita shqiptarët? Po ku do

TIRANË– Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj ka folur për buxhetin e vitit 2021. E ftuar në emisionin “Open”, ministrja është përplasur me pedagogen Zana Guxholli, duke lëshuar edhe një “perlë”. Teksa po flisnin për depozitat e qytetarëve shqiptarë në një kohë kur vendi është përfshirë nga pandemia, Denaj është shprehur se shqiptarët nuk kanë ku t’i harxhojnë depozitat e tyre për shkak të pandemisë.

 

PJESË NGA BISEDA:

Zana Guxholli: Është buxheti i borxhit më të madh ndonjëherë.

Anila Denaj: Unë një skenar kam përgatitur. FMN thotë 5%. Ky e mbështesni këtë fakt?

Zana Guxholli: Tek investimet publike. PPP janë një element. Pse nuk flisni rritje ekonomike kur kemi pasur 13% rritje ekonomike?

Anila Denaj: E kuptoj emocionin tuaj

Zana Guxholli: Jo ju keni emocion se jeni në qeveri. Unë kam 41 vjet që jap leksion. Shqiptarët nuk kanë depozita, e kanë mendjen në spitale, në shpenzime. Nuk kanë mjaftueshëm depozita. 

Anila Denaj: Po ku do t’i harxhojnë depozitat në kohë pandemie…

Zana Guxholli: Po t’i kenë njëherë pastaj t’i harxhojnë…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike anila denaj zana guxholli anila denaj zana guxholli

Sondazh

Poll