Politike

Kulla Burj Khalifa u vesh Kuq e Zi në 108 vjetorin e Pavarësisë/ Rama ‘kthen’ nderin,  Politekniku ngjyroset me

2 Dhjetor 2020, 20:26 Nga DOSJA
Kulla Burj Khalifa u vesh Kuq e Zi në 108 vjetorin e Pavarësisë/

TIRANË- Godina e Universitetit Politeknik iTiranës është ngjyrosur me ngjyrat e flamurit të Emirateve të Bashkuara Arabe. Kjo është bërë si shenjë solidaritetit duke qenë se Emiratet e Bashkuara Arabe festojnë sot 49-vjetorin e pavarësinë.

Ndërkohë, nuk ka munguar edhe një mesazh urimi nga ana e kryeminstrit, Rama, i cili ka falenderuar Emiratet e Bashkuara Arabe për ndihmën dhe bashkëpunimi.

“Shqipëria nderon me shumë respekt Ditën e Emirateve të Bashkuara Arabe, një mik dhe partner i veçantë në kohë shumë sfiduese për popullin shqiptar. Ne kurrë nuk do ta harrojmë atë që bëri # Emiratet e Bashkuara Arabe për ne në vitin 1999 gjatë luftës së Kosovës, si dhe pas tërmetit të vitit 2019! Zoti i bekoftë njerëzit e Emirateve të Bashkuara Arabe.”- shkruan Rama.

Pak ditë më parë, kryeministri Rama zhvilloi një takim me zyrtarë të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku dhe nënshkroi një marrëveshje për ndërtimin e 2000 banesave të reja në zonën e Laçit, dhe një port në Durrës.

Ndërkohë, në 108 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, ndërtesa më e lartë në botë Burj Khalifa, Dubai është veshur me flamurin tonë Kombëtar.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama emiratate e bashkuara edi rama emiratate e bashkuara

Sondazh

Poll