Politike

Shkarkohet nga detyra e drejtorit të IKMT-së në Shkodër, Jetmir Lumaj

2 Dhjetor 2020, 19:31 Nga DOSJA
Shkarkohet nga detyra e drejtorit të IKMT-së në Shkodër,

SHKODËR- Jetmir Lumaj, i cili ishte dejtor i IKMT në rajonin e Shkodrës është shkarkuar nga detyra ditën e sotme.  Burime për Dosja.al bëjnë me dije se shkak janë bërë disa kamionë të ngarkuar me lëndë drusore kontrabandë, të cilët edhe janë filmuar. Lumaj është largaur nga detyra ende pa u mbushur dy muaj.

Ndërkohë, burime për Dosja.al bëjnë me dije se se brenda muajit dhjetor pritet që të njëjtin fat të kenë edhe drejtuesit e tjerë të drejtorive në Shkodër. Lëvizjet janë me urdhër nga lart në prag  të zgjedhjeve, teksa fushata ka nisur prej disa muajsh. Me lëvizjet, PS-ja synon që të japë një impuls të ri përpara 25 prillit.

Jetmir Lumaj është emëruar drejtor në Drejtorinë Rajonale me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit,më 8 Tetor 2020  Jetmir Lumaj zëvendësoi në detyrë drejtorin e komanduar Ermir Madani. Para marrjes së kësaj detyre, Lumaj ishte drejtor i Ndërmarrjes së Administrimit të Studentëve në Shkodër. Mbetet e paqartë se kush do e zëvendësojë Lumaj-n në postin e drejtorit të IKMT.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jetmir lamaj jetmir lamaj

Sondazh

Poll