SHERR NË PD/ Halim Kosova ‘zbrazet’ për Komisionin Basha: Më thanë ik se do të të lëshojmë Rulin dhe Nishanin, ai me
TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë në qeverinë Berisha, ish-kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë, dhe një nga figurat kryesore të Partisë Demokratike, Halim Kosova, ndez përplasjen brenda kupolës së selisë blu. I ftuar mbrëmjen e djeshme tek Adi Krasta në Syri Tv, Kosova ka rrëfyer një episod sesi nuk i është hapur dera e një zyre në PD, ndërsa dy drejtuesit e Komisionit Basha, Genc Ruli dhe Bujar Nishani e kanë skualifikuar. Për Rulin, Kosova foli me ironi (Lexo këtu), ndërsa për Nishanin, ish-deputeti deklaroi se “ai vetë me dy palë pampers e ka skualifikuar si të padenjë për të qenë në listat për deputetë”.
DEKLARATA E PLOTË E HALIM KOSOVËS:
Kjo e do një ilaç me sesbën, shqiptarët janë të mërzitur sot. Nuk dinë cilës anë ti besojnë. Njerëzit janë të zhgënjyer dhe ky nuk është vetëm faji i qeverisë por edhe i opozitës që nuk krijon besim. Kanë humbur besimin, kur marrin njerëzit çantat dhe ikin nuk është faji vetëm i qeverisë. Nuk jam për ta shkallmuar PD-në, por me mënyrën time do të jem faktor vendimtar që të krijoj besim. Ju më bëtë një pyetje qëparë, po e modifikoj pak. Shkova dhe trokita tek dera e PD, thashë që mund t’ju ndihmoj në sektorin e shëndetësisë, ta shoh sektorin cep më cep. Dera që e mbyllur, i rashë i rashë, su përgjigj njeri. Kur ika, dëgjova zëra, kthehem dhe i bie më fortë. Kur më mbrapa, një zë as burrë as gru, më thanë “Ik se do të lëshojmë Rulin dhe Nishanin”. Ky komision mua më ka seleksionuar. Thonë që kam dy karakteristika, e para, nuk shaj PS-në, turp i madh, sikur kam shkuar të shaj njeri unë atje. Dhe sipas Nishanit, më falni… të kesh dy palë benevrekë, dy palë pampers në prapanicë, të thuash ky është i lodhur po unë do shkoj të jap kontribut në PD, kjo nuk e di si mund të ndodhë. Unë jam luftarak, çdo gjë në jetë e kam bërë me luftë. Unë po e ndava mendjen nuk ka njeri që më ndalon.
Ndiqni videon, minuta 34:00
(F.g./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Lleshaj thirrje qytetarëve të aplikojnë për ID: Karta është kusht për identifikimin e zgjedhësve në votim
TIRANË-Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka njoftuar qytetarët se duhet të nxitojnë për të aplikuar për dokumentet biometrike.Teksa ka qënë i pranishëm n...
PLAS në PD?/ Halim Kosova shfryn me ironi ndaj Genc Rulit: Basha e zgjodhi me kujdes, ëshë lodhur shumë për PD… si ka
TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova, ish-kandidat për kryetar i Bashkinë e Tiranës, ka sulmuar indirekt kryetarin e Komisionit të Verifikimit...
Emrat! Këto janë anëtarët e Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Marty
TIRANË– Janë zbardhur emrat e anëtarëve të Komisonit të Posaçëm që do të ngrihen për raportin e Dick Marty.Euronews bën me dije se nga mazhoranca do...
DOKUMENTI/ Agron Tufa: Albert Dervishi, ish-spiuni i Sigurimit sot në krye të Policisë së Shtetit
TIRANË- Agron Tufa, ish-drejtori i Institutit të Studimit të Pasojave të Komunizmit, sot në azil ka publikuar një dokument që sipas tij, provon se Albert D...
Taulant Balla mbron Frrok Çupin: Grida Duma zbrazi fjalorin e rrugës kundër një demokrati si ai
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është bërë pjesë e debatit politik pas përplasjes dje në “Open”, mes ish-deputet...
BATUTAT/ Quhet Komisioni i Sigurisë por kthehet në ‘Llogje Kavaje’/Qefalia flet nga makina, Murrizi shqetësohet p
TIRANË- Do të duhet të ishte një nga Komisionet kryesore ku pritet të diskutohej ligji për mbajtjen e armëve, por Siguria është kthyer në një mbledhje gall...
Rama: ‘Shqiptarët’ nuk më kuptojnë, mezi po i edukoj! Jam lider i vetmuar…
TIRANË- Intervista e kryeministrit Edi Rama për ‘Forbes’, nuk ka kaluar pa u vënë re. Por disa episode, sigurisht që duhet të marrin vëmendjen që i takon. ...
Raporti alarmant i FMN për përkeqësimin e ekonomisë, PD: Me Ramën, ekonomia në depresion
TIRANË– Ish deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat është shprehur se raporti i FMN është i qartë që tregon katastrofën k...
35 mln euro zgjedhje/ KQZ shkresë Këshillit të Ministrave: Miratoni fondin e kërkuar, 16.8 mln shkon vetëm kostoja e teknol
TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka nisur një shkresë Këshillit të Ministrave, ku i kërkon që të shtojë në buxhet koston që do të ketë identifikimi...