Politike

2 Dhjetor 2020, 13:14 Nga DOSJA

KUKËS– Misin Braha dhe Baudin Murati janë dy personat që propozuar heqjen e titullit ‘Qytëetar Nderi”, të Veton Surroit. Por kush janë këta dy persona që nuk e konsideruar të arsyehsme mbajtjen e këtij titulli nga Surroi?

Dosja.al ka mësuar se Misin Braha, është një mjek në pension që është gjithashtu kushëri i afërt me Meriman Brahën e Prizrenit dhe sigurimsin Shaban Braha. Ky i fundit është i njohur si famëkeq nga emigracioni i tij nga Kosova në Shqipëri në kohën e komunizmit.

Misin Braha është dyshuar si spiun i Sigurimit të Shtetit.

Ndërsa personi tjetër që ishte dakord me Brahën është edhe Baudin Murati. Edhe ky i fundit është në pension, me origjinë nga Shishtaveci dhe ish-funksionar partie në kohën e PPSH-së në Kukës.

Baudini është pjesëtar i minoritetit bullgar, bazuar në ligjin për pakicat në Shqipëri. Ai është mik me Rexhep Krasniqin nga Prizreni, një ekstremist enverist, zaptues pronash në Prizren. Baudini  është drejtues i një televizioni lokal në Kukës. Ai mbahet mend që në vitin 1999 deklarohej kundër NATO-s në televizionin që drejtonte.

Gjithsesi, pavarësisht dëshirës së madhe të këtyre dy personave, Veton Surroi e ka sërish titullin. Prefekti i Kukësit e hodhi poshtë vendimin e marrë nga Këshilli Bashkiak i Qarkut Kukës, për t’i kthyer sërish titulli publicistit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike baudin murati misin braha veton surroi veton surroit i hiqet titulli qytetar nderi baudin murati misin braha veton surroi veton surroit i hiqet titulli qytetar nderi

Sondazh

Poll