Politike

BATUTAT/ Quhet Komisioni i Sigurisë por kthehet në ‘Llogje Kavaje’/Qefalia flet nga makina, Murrizi shqetësohet p

2 Dhjetor 2020, 11:22 Nga DOSJA
BATUTAT/ Quhet Komisioni i Sigurisë por kthehet në ‘Llogje

TIRANË- Do të duhet të ishte një nga Komisionet kryesore ku pritet të diskutohej ligji për mbajtjen e armëve, por Siguria është kthyer në një mbledhje gallate. Komisioni nisi bisedën me kategorizimin e thikave dhe dorezave si “armë”, por më pas deputeti Myslym Murrizi ishte i shqetësuar për shëndetin e Ermonela Felajt, pas shërimit nga COVID19. Ndërkohë që deputetja e PS, Ermonela Felaj i kërkoi Xhemal Qefalisë të mos hyjë më live nga makina në mbledhje.

DISKUTIMI NË KOMISIONIN E SIGURISË: 

Xhemal Qefalia nga makina: Unë do të kërkoja rishikimin e kufirit të moshës 70 vjeç..

Myslim Murrizi: E drejta e Zotit i lejon 70-vjeçarëve të martohen dhe ne t’i heqim atë të mbajtjes së një dyfeku në krah…?

*****

Murrizi: Duhet rishikuar kjo pjesa e përcaktimit si armë të dorezave dhe thikave se dalim te historia çadra pistoletë, stilolapsa pistoletë

Felaj: Z. Derivishaj ose z. Llamallari…

Murrizi: Avash-avash kryetare se je në ditët e para të rikuperimit dhe mos mu lodh shumë.

Felaj: Jo nuk lodhem.

Murrizi: A të keqen kryetare.

Felaj: Kur jam në mbledhje me ju çlodhem.

Murrizi: Mezi e ke kaluar Covidin, duam të jesh marshallah.

Felaj: Ashtu jam.

Murrizi: Lëri të lodhen këta të Ministrisë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ermonela felaj myslym murrizi ermonela felaj myslym murrizi

Sondazh

Poll