Politike

Taulant Balla mbron Frrok Çupin: Grida Duma zbrazi fjalorin e rrugës kundër një demokrati si ai

2 Dhjetor 2020, 11:56 Nga DOSJA
Taulant Balla mbron Frrok Çupin: Grida Duma zbrazi fjalorin e rrugës

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është bërë pjesë e debatit politik pas përplasjes dje në “Open”, mes ish-deputetes së Partisë Demokratike, Grida Duma dhe analistit Frrok Çupi. Në një postim në rrjetet sociale, teksa ndan me ndjekësit e tij, pamjet e sherrit, Balla sulmon Dumën, që sipas tij ka zbrazur fjalorin e rrugës ndaj një demokrati si Frrok Çupi.

POSTIMI I PLOTË I TAULANT BALLËS:

Por si është e vërteta? A ishte Duma shkaku i fyerjeve të prera dhe të bashkuara nga Taulant Balla? 

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” një debat që kishte në fokus dështimin e Shqipërisë për të hapur negociatat me bashkimin Evropian degjeneroi në disa sulme seksiste të njëpasnjshme nga Frrok Cupi, kundrejt Grida Dumës. Etiketimet e Cupit se “Duma ishte një vajzë e bukur”, duke nënkuptuar se nuk është adapte për politikën, nuk u pritën mirë as nga të ftuarit në studio. Për t’u mbrojtur, Duma iu përgjigj Cupit duke i thënë se ishte një njeri i paguar për të folur dhe e quajti “llumin” e shoqërisë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike frrok çupi grida duma taulant balla frrok çupi grida duma taulant balla

Sondazh

Poll