Politike

Reforma zgjedhore/ Ralf Gjoni kërkon debat kombëtar. Tregon nëse do të krijojë apo jo parti të re

Ralf Gjoni ka kërkuar një debat kombëtar për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Ai tha se nuk është në planet e tij krijimi i një partie politike. Gjoni i bën thirrje PD-së dhe LSI-së që të bashkëpunojnë për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

TIRANË- Deputeti i dalë nga lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ralf Gjoni, ka në një deklaratë për mediet nga ambientet e jashtme të Kryesisë së Kufendit, ku po zhvillon punimet Komisioni i Reformës Zgjedhore, bëri thirrje për nryshimin e sistemit.

“Kemi propozuar se ndryshimi i sistemit zgjedhor të futet në diskutimin e komisionit të ditës së sotme. Kërkojmë hapje të debatit kombëtar për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Besoj se kjo do të pranohet dhe do të kalojë për votim në seancën e radhës parlamentare”, – tha Gjoni.

Duke u ndalur tek krijimi i partisë Bindja Demokratike, Gjoni tha se i uron suksese.

“Nëse është kërkuar në gjykatë dhe është pranuar kërkesa për krijimin e një partie, më mbetet vetëm t’u uroj fat të mbarë kryesuesve dhe temeluesve të kësaj partie”, – tha ndër të tjera Gjoni.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I pyetur nga gazetarët nëse grupi i deputetëve të dalë nga Lista e LSI-së, do të krijojnë një parti politike, tha: “Nuk kemi pasur një plan për të krijuar një parti politike për t’u futur në zgjedhje, synimi është ndryshimi i Kodit Zgjedhor. Ka pasur inkurajime nga faktor të caktuar krijimin e një partie politike, por fokusi është ndryshimet në Kodin Zgjedhor.  I uroj fat të mbarë përfaqësuesve të çdo partie të re politike, por ne kemi prioritet jo krijimin e një partie politike shpejt e shpejt, por ndryshimin e kodin zgjedhor”.

Ndërkohë pyetjes se a mund të ndryshohet sistemi, pasi opozita që është jashtë parlamentit thotë se nuk mund të ndodhë sa kohë është Edi Rama, tha:

“Kanë pasur 10 vite kohë për të bërë ndryshime apo amendamente për sistemin zgjedhor, por nuk kanë bërë asgjë. Nuk dua të komentoj asgjë lidhur me partitë opozitare jashtë parlamentit”, tha Gjoni, ndërsa theksoi se PD e LSI duhet të bashkëpunojnë për ndryshimin e sistemit.

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment