Aktualitet

Komiteti i Ekspertëve lë në fuqi kufizimet: S’ka ende mbyllje të fundjavës. Brenda muajit vijnë testet e shpejta, për f

2 Dhjetor 2020, 07:48 Nga DOSJA
Komiteti i Ekspertëve lë në fuqi kufizimet: S’ka ende

TIRANË– Ora policore nuk skadon! Një një konferencë me gazetarët, Komiteti Teknik i Ekspertëve lajmëroi se masat që janë ndërmarrë para tre javësh do të vijojnë të jenë funksionale në vijim, me një afat të pacaktuar.

Nga sot, nisur nga tendenca e numrit të të infektuarve, Mira Rakacolli dhe Eugena Tomini deklaruar se gjatë fashës orare 22:00-06:00 nuk lejohet lëvizja. Po ashtu qëndron në fuqi mos lejimi i grumbullimit të më shumë se dhjetë personave, mbyllja e restoranteve dhe bareve gjatë fashës orare kur nuk lejohet lëvizja, ndalimi i festive, ceremonisve mortore dhe dasmave, konferencave dhe tubimeve të partive politike.

Përsa i përket kopshteve dhe çerdheve, Tomini deklaroi se do të vahzdojnë të qëndrojnë hapur pasi nuk janë vatra infeksioni. Fundjavat, për momentin sipas Rakacollit nuk do të mbyllen. Zv/ministrja tha gjithashtu se testet e shpejta do të vijnë në muajin dhjetor në Shqioëri, ndërsa shpërndarja do të shihet si do të menaxhohet, në varësi të situatës.

I pyetur për akuzat e Partisë Demokratike, Tritan Kalo tha se nuk ka shanse që të manipulohet kartela e një pacienti që vdes nga Covid-19. Për vdekjet në banesa, ai shtoi se përgjigjet Gjendja Civile.

Deri më tani në vendin tonë janë shënuar 39014 persona të infektuara nga pandemia, ndërkohë që 822 prej tyre kanë ndërruar jetë. Rekord infektimesh dhe të vdekurish mban Tirana me disa vatra të nxehta. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet komiteti teknik i eksperteve mbyllja e dyte ne shqiperi komiteti teknik i eksperteve mbyllja e dyte ne shqiperi

Sondazh

Poll