Politike

Monika Kryemadhi: Shkollat duhet të mbyllen, nuk duhet të ketë alternime, mësimi të bëhet në komunitete

1 Dhjetor 2020, 20:31 Nga DOSJA
Monika Kryemadhi: Shkollat duhet të mbyllen, nuk duhet të ketë

TIRANË- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se është pro një mbyllje të shkollave, për të mos rrezikuar përhapjen e COVID-it te fëmijët.

E ftuar në “Real Story”, Kryemadhi tha se mësimi mund të bëhet në komunitet, në një ambient me qera që qeveria duhet të marrë në çdo pallat. Ajo ka thënë se nxënësit mund të mësohen edhe nga mësues që kanë dalë në pension apo ata që janë pushuar nga puna.

“Nga dita që doli vendimi i maskës u rrit numri i infektimeve. Unë jam për lock-doënin e shkollave. Ne kemi bërë një propozim që e kemi diksutuar edhe me mësues. Sistemi arsimor ka qindra dhe mijëra mësues që kanë dalë në pension apo mësues të hequr nga sistemi arsimor për shkak të bindjeve politike. Të bëhet mësimi në komunitet nga këta mësues. Qeveria në çdo pallat të marri një ambient me qera dhe të bëjnë mësim me 4 nxënës.”, tha Kryemadhi.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqqiperi monika kryemadhi koronavirusi ne shqqiperi monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 1 Dhjetor 2020, 20:18

Monika Kryemadhi: Kam kaluar edhe gripin e derrit

TIRANË- Kryetarja e Partisë, Lëvizja Socialiste për Integim, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se ka kaluar ” gripin e derrit”.Deklaratën e ka dhënë në një in...