Politike

“Festa e Bes Kallakut” / Kryemadhi: Nuk përhapet Covid-19 në ditëlindje më shumë se në shkolla të padizefektuara dhe

1 Dhjetor 2020, 20:28 Nga DOSJA
“Festa e Bes Kallakut” / Kryemadhi: Nuk përhapet Covid-19

TIRANË- Kryetarja e Partisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim ka komentur sërish festën e ditëlindjes së Bes Kallakut, të cilën aktori e organizoi me 30 vetë.

E ftuar në “Real Story” Kryemadhi ka thënë se ditëlindjet nuk janë të këqija në krahasim me shkollat e padezinfektuara apo dhe spitalet pa kushte.

“Ditëlindjet nuk janë të këqija. Kanë dashuri, pasi një ditëlindje me 30 veta nuk është as më pak e as më shumë se një dasmë me 300 veta. A është një ditëlindje ajo që e shpërndan virusin apo një shkollë e padezinfektuar?! A është një ditëlindje me 30 vetë që e shpërndan covid, apo një spital që nuk ka kushtet dhe mundësitë”- tha Kryemadhi. 

Bes Kallaku në ditëlindjen e tij mblodhi 30 veta ku të ftuar ishin dhe Kryemadhi dhe Meta. Duke qenë se në festë u shkelën rregullat e Covid-19, u gjobitën pjesëmarrësit në ceremoni, si dhe administratori i lokalit.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 1 Dhjetor 2020, 20:18

Monika Kryemadhi: Kam kaluar edhe gripin e derrit

TIRANË- Kryetarja e Partisë, Lëvizja Socialiste për Integim, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se ka kaluar ” gripin e derrit”.Deklaratën e ka dhënë në një in...