Politike

Basha: Kanë kalur 2 javë e 4 ditë që kur mjekët na e kanë sjellë denoncimin, asnjë hetim nuk është nisur nga Prokurori

30 Nëntor 2020, 21:28 Nga DOSJA
Basha: Kanë kalur 2 javë e 4 ditë që kur mjekët na e

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë se edhe pse kanë kalaur 2 javë e 4 ditë nga momebnti që ka nxjerrë shifrat e fshehjeve të viktimave ende nuk kanë nisur hetimet nga Prokuroria.

I ftuar në emisionin “log” Basha, ka thënë se nëse një person vdes dhe shkaku kryesor është Covid-19, atëherë sipas tij edhe vdekja duhet të regjistrohet e tillë. Ndër të tjera Basha ka deklaruar sërish se i ka me emra dhe mbiemra personat që kanë vdekur si pasojë e Covid-19, por që shifrat e sakta nuk janë bërë publike

Pjesë nga Intervista

Endri Xhafo: Një pyetje shumë shkurt. Kur e zbuluat si Parti Demokratike që kishte diçka me shifrat?

Lulzim Basha: Domethënë, denoncime ka pasur vazhdimisht dhe padiskutim si çdo qytetar kemi njohur familje të dashurit e të cilëve janë ndarë nga jeta dhe nuk janë raportuar si viktima të COVID-it ndonëse qartësisht janë ndarë nga COVID-i, besoj.

Endri Xhafo: Kjo është e qëllimshme apo është çështje metodologjie?

Lulzim Basha: Por informacioni i saktë me emër dhe me mbiemër ka mbërritur disa orë para se unë të futesha në studion përkatëse ku dhe e bëra publik denoncimin e mjekëve. Është denoncim i mjekëve.

Endi Xhafo: E di pse zoti Basha? Sepse ne këtu, në redaksi besoj edhe kolegët e televizionit Klan e kanë ditur që ka pasur një lloj metodologjie të llogaritjes së viktimave e cila nuk llogariste si persona të COVID-it persona të cilët vdisnin, ishin të infektuar me COVID apo vdisnin nga një sëmundje tjetër.

Lulzim Basha: Protokolli i OBSH-së thotë qartë. Në qoftë se shkaku fillestar është COVID-it atëherë edhe vdekja duhet të regjistrohet si COVID dhe arsyeja pse protokolli i OBSH-së e kërkon këtë se duhet zbatuar.

Esjona Konomi: Italia, Gjermania ka një debat metodologjie që nuk e shteruar asnjë herë.

Lulzim Basha: Prandaj, sot fatkeqësisht nuk e kam me vete protokollin e OBSH-së por e kam lexuar. Kam një grup shumë të mirë ekspertësh të cilët janë në kontakt të përhershëm me kolegët e tyre në Gjermani edhe në Itali, në veçanti në Itali, pra kolegët nga Bergamo, në Romë, në Puglia dhe në veçanti janë në kontakt me OBSH-në. Tani shikoni çfarë thotë OBSH-ja dhe pastaj unë mendoj që përballë një eksperteje duhet vendosur një ekspert tjetër.

Endri Xhafo: Në fakt ajo është e Prillit.

Lulzim Basha: Po është e Prillit. Ky tani është vdekjet sipas COVID 19, po ta shikoni domethënë ta çertifikojmë kështu, OBSH-ja. Dhe thotë monitorimi I vdekshmërisë duhet të bëhet në përputhje me definimin e OBSH-së: Një vdekje nga COVID 19 për qëllime të monitorimit definohet si një vdekje e cila rezulton nga një sëmundje e mundshme ose e konfirmuar sipas COVID 19-ës përveçse nëse ka një kauzë alternativë e cila nuk lidhet me COVID si për shembull trauma.

Kanë kaluar dy javë e 4 ditë që kur ne mjekët na kanë sjellë këtë denoncim. Pse nuk lëviz prokuroria? Kaq është pyetja ime. Kaq ja ka detyrim qytetarëve për transparencë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll