Politike

“Dështimi për të hetuar përgjegjësit e ndërtimeve, e njëjta skenë si…”/ Basha: U bëj thirrje donatorëve të bëj

30 Nëntor 2020, 20:50 Nga DOSJA
“Dështimi për të hetuar përgjegjësit e

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mbrëmjen e sotme u ka bërë thirrje donatorëve që gjatë këtyre 5 muajve të ndihmojnë familjet e prekura nga termëti.

I ftuar në emisionin ‘Log” ai ka thënë se është koha që të bëjmë ç’të mundëmi që të shpëtojmë jetë njerëzish pasi tashmë ka nisur ngrica dhe acari. Po ashtu ai ka shtuar se dështimi për të hetuar përgjegjësit e ndërtimeve të dobëta, menaxhuesve të tërmeteve të mëparshme, sipas tij është e njëjta skemë e pengimit të drejtësisë për çdo skandal shtetëror

” U bëj thirrje donatorëve dhe organizatave humanitare që të bëjnë ç’të munden në këto 5 muaj, për të shpëtuar jetë dhe shëndetin e njerëzve në çadra.  Dështimi për të hetuar përgjegjësit e ndërtimeve të dobëta, menaxhuesve të tërmeteve të mëparshme, e njëjta skemë e pengimit të drejtësisë për çdo skandal shtetëror. Një seri denoncimesh të Partisë Demokratike tregojnë një skemë të përvetësimit të fondeve për rindërtimin nga njerëzit afër pushtetit. Dështimi për të hetuar për 26 jetë të humbura për shkak papërgjegjshmërisë së autoriteteve, inkurajon papërgjegjshmëri të tjera.”- ka thënë Basha. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 30 Nëntor 2020, 20:44

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokartike Lulzim Basha, ka komentuar dhe vizitën e Ramës në Emiratet e Bashkuara ku dhe ka firmosur marrëveshjen për ndërtimin...

Politike 30 Nëntor 2020, 20:11

TIRANË- Largimi i Edi Ramës për në Emirate ishte largim nga problemi, sepse në Shqipëri nuk kishte bërë asgjë për t’i treguar publikut. Firmosja e nj...