Politike

Zgjedhjet e 25 prillit! Meta përsërit PARALAJMËRIMIN: Nëse ndonjë nga horrat e veshur polic guxon të prekë votën…sR

30 Nëntor 2020, 21:12 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 25 prillit! Meta përsërit PARALAJMËRIMIN: Nëse

TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta ka përsëritur edhe njëherë paralajmërimin e tij për të gjithë punonjësit e Policisë.

I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, kreu i shtetit theksoi edhe njëherë që askush të mos guxonte të prekte vullnetin e popullit më 25 prill të vitit që vjen.

“Mos të guxojë asnjë polic, dhe me këtë kuptoj ata horrat e veshur polic. Nëse ndonjë nga horrat e veshur polic guxon, do të përfundojnë në këmbët e popullit. I bëj thirrje shqiptarëve që të çohen dhe të votojnë në 25 prill. Kjo datë është e rëndësishme. Shqiptari të ngrihet dhe të tregojë që vota e tij nuk shitet, nuk e ka vlerën 100 eurove, as një vend pune, as një gjobë që mund të falet në prag zgjedhje. Kjo është një gjë që s’mund të pranohet për vendin tonë. Të çohen të gjithë dhe të votojnë për shqipërinë në Europë,”-u shpreh presidenti.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 ilir meta zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 30 Nëntor 2020, 20:44

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokartike Lulzim Basha, ka komentuar dhe vizitën e Ramës në Emiratet e Bashkuara ku dhe ka firmosur marrëveshjen për ndërtimin...