Basha: Drama e të jetuarit në çadër për një vit është dëshmia më e qartë e keqmenaxhimit të fatkeqësisë
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë se qeveria po zhpenzon para për tendera dhe se popullsia shqiptare dhe veçanërisht njerëzit që janë prekur nga tërmeti sipas Bashës janë lënë në mëshirë të fatit.
I ftuar në emisionin “Log” Basha ka thënë se qyetarëve u ishte premtuar se do të ketë shtëpi të reja, ndërkohë që sot qindra qytetar sipas kreut të opozitës po qëndrojnë në acar dhe se shumë prej tyre vuajnë nga sëmundje të ndryshme.
Pjesë nga Inrtervista
Lulzim Basha: Dhe tani pas një viti të vazhdosh të flasësh për firmosje marrëveshjesh kur kishe premtuar, ju të gjithë e mbani mend premtimin, ne të gjithë e mbajmë mend premtimin që brenda një viti secili prej tyre do të ketë një shtëpi të re, dakord qeveria mund të thotë pandemia e ngadalësoi disa prej proceseve.
Endri Xhafo: E kanë thënë.
Lulzim Basha: Le ta marrim të mirëqenë këtë ndonëse unë ndaj një pikëpamje tjetër, unë ndaj pikëpamje që koha e pandemisë duhet të ishte përdorur me sukses për punimin e të gjithë projekteve edhe strategjive, projekteve të ndërtimit dhe strategjive ku siç kemi thënë prej fillimit strategjia më e shpejtë për të ndihmuar familjet individuale që ju prishën shtëpitë ishte të disbursoheshin menjëherë me shumë monetare për ti riparuar ato që ishin të riparueshme dhe për ti rindërtuar ato që ishin të pariparueshme. Kjo nuk është bërë, nuk është bërë sepse, ka disa shpjegime por kryesorja është që fati i këtyre njerëzve nuk ka bërë prioritet për qeverinë, pretendimi që nuk ka pasur mjaftueshëm financa hidhet poshtë nga vetë disbursimet e thesarit të shtetit ku shuma shumë të mëdhaja janë disbursuar me nxitim të madh në disa drejtime të cilat ne i kemi bërë transparente. Siç janë kontratat e incerneratorëve, siç janë tenderat publikë me katër, pesë fish çmimin e tregut. Për këto ka pasur nxitim, nuk ka pasur burokraci. Nuk ka pasur asnjë vonesë kur vjen fjala për të ndihmuar familjet individuale. Mijëra prej të cilave, edhe njëherë po e them edhe sonte që flasim në kushtet e acarit që ka nisur, në kushtet e mungesës së ujit, në kushtet e pandemisë, në kushtet e rëndimit që i sjell shëndetit të fëmijëve në radhë të pare dhe të moshuarve. Për këta nuk ka pasur as kohë as para. Dhe këto nuk janë shifra. Me vjen keq që shpesh herë detyrohemi në argumenta të flasim për shifra. Po të marrim automjetin dhe të shkojmë sonte në disa prej këtyre zonave do të shohim që të moshuarit një pjesë e tyre janë me pneumoni. Vuajnë nga pneumonia, vuajnë nga ftohja, vuajnë nga bronkiti, në kohë pandemie. E njëjta gjë edhe me fëmijët. Imagjinoni çfarë mund t’i thuash një qeverie e cila në këtë kohë vazhdon të shpenzojë para të panumërta për tendera tërësisht të panevojshëm dhe lë në mëshirë të fatit popullsinë e goditur nga tërmeti në zonat më të banuara të Shqipërisë që janë zonat e Durrësit rrethinat e Tiranës, Krujës, Fushë Krujës dhe të Kurbinit. Ky është një problem i jashtëzakonshëm dhe unë mendoj se edhe zoti Rama e ka ndjerë se çfarë problemi paraqiste 26 nëntori sa i përket bilancit me premtimet që ka bërë.
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Basha akuza ndaj Kryeministrit: Rama në ankth nga humbja e zgjedhjeve, përdor fatkeqësinë si fushatë, pandemia nuk pengon n
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se Rama ka frikë nga zgjedhjet dhe sipas tij kje e shtyn Ramën të përdor fatëkeqësinë na...
Pse u bashkuat me Nismën Thurje? Hajdari tregon arsyet: Iniciativa e duhur, bashkëpunimi ka filluar para një viti e gjysmë
TIRANË- Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka treguar arsyet se përse është bashkuar me Nismën Thurje që tashmë është një parti që do marrë ...
Cili do ishte hapi i parë nëse do vinit në pushtet? Basha: Nuk do të ketë familje në çadra që në muajin e parë, do të
TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë se pas ardhjes së tij në qeveri brenda muajit të parë, qytetarët që ndodhen në çadra pa...
A do ketë para të pista në zgjedhje? Lleshaj: S’jap garanci! Ne do kontribuojmë në luftën kundër krimit
TIRANË– Nëse do ketë para të pista në zgjedhjet e 25 prillit, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nuk mund ta thotë me siguri. Në Radarin Informativ në ABC...
Basha: Nuk është detyrë e kryeministrit të dorëzojë çelësat e çdo shtëpie, kjo është punë bamirësish.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar faktin se Edi Rama shpëndan çelësat e shtëpive, të cilat janë ndërtuar pas tërmetit...
Basha: Në terren nuk ndjehet asnjë efekt i granteve dhe kredive të ofruara nga konferenca e donatorëve
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë se në vendin tonë nuk ndjehet asnjë efekt i granteve dhe kredive të ofruara nga konferenca e ...
Gjermania dhuratë 200 kambale për RENEA-t! Ministri Lleshaj pranon ‘varfërinë’: S’duhet të mburremi! I po
TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur lidhur me donacionin e Policisë gjermane për forcat RENEA. Nuk bëhet fjalë as për armë super të...
Lëvizjet e deputetëve/ Lleshaj: S’ka manipulime! Kush di shkrim dhe këndim mund ta verifikojë
TIRANË – Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka shpjeguar në Radarin Informativ në ABC me gazetaren Jonida Shehu lëvizjet e deputetëve nga Dibra dhe ...