“Meritat t’i merrte nuk i doja”/ Basha: I thashë Ramës në Këshillin e Sigurisë të merrte masa për situatën e Covid
30 Nëntor 2020, 21:22Nga DOSJA
TIRANË-Kryetari i Partisë Dmeokratike Lulzim Basha ka thënë se i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Sigurisë Kombëtare që të marrë masa për të parandaluar koronavirusin, por sipas tij kreu i qeverisë nuk e ka dëgjuar.
I ftuar në emisionin “Log” Basha tha se në momentin që i ka folur Ramës në lidhje më pandeminë në Këshillin e Sigurisë, ai tundte kokën dhe bënte sikur dëgjonte dhe mbante shënime apo bënte vizatime. Kryedemokrati deklaroi se i kishte thënë Ramës që nuk i donte meritat, por le të dilte kryeministri dhe t’i merrte ai.
“Ekspertët pranë PD i qëndrojnë planit që kemi vënë ne në dispozicion. Sot duhet të lërë çdo gjë tjetër kryeministri. Edi Rama do detyrohet të shkojë drejt mbylljes. Unë inkurajoj të merren masa. Nëse i merr të gjitha masat, nëse rrit numrin e testimeve, nëse vë në veprim spitalet rajonale me mjek dhe infermierë dhe me hapësira të mjaftueshme, nëse bën rimbursimin e plotë të ilaçeve, atëherë mund të ndalësh krizën. Ia thashë kryeministrit në Këshillin e Sigurisë të marrë masa, ai tundte kokën dhe bënte sikur mbante shënime apo vizatime. I thashë merri këto masa dhe nuk dua t’i marr unë meritat, dil dhe merri ti. Ne jemi sot në rrënojat e një katastrofe shëndetësore dhe ekonomike”, tha Basha.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka folur në lidhje me situatën që po përballen qyetarët që janë prekur nga tërmeti i 26 nëtorit të vi...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thënë se hetimet për viktimat që kanë humbur jetën për shkak të tërmetit janë lënë në harresë.I ft...
TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta ka përsëritur edhe njëherë paralajmërimin e tij për të gjithë punonjësit e Policisë.I ftuar në emisionin “Çim...
TIRANË- Anëtari i Nismës Thurje, Endri Shabani i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Bal lës në News24 ka foluar për ambiciet e partisë së re dhe syni...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mbrëmjen e sotme u ka bërë thirrje donatorëve që gjatë këtyre 5 muajve të ndihmojnë familjet e ...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë se qeveria po zhpenzon para për tendera dhe se popullsia shqiptare dhe veçanërisht nje...
Politike30 Nëntor 2020, 20:44
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokartike Lulzim Basha, ka komentuar dhe vizitën e Ramës në Emiratet e Bashkuara ku dhe ka firmosur marrëveshjen për ndërtimin...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se Rama ka frikë nga zgjedhjet dhe sipas tij kje e shtyn Ramën të përdor fatëkeqësinë na...