Politike

30 Nëntor 2020, 20:44 Nga DOSJA

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokartike Lulzim Basha, ka komentuar dhe vizitën e Ramës në Emiratet e Bashkuara ku dhe ka firmosur marrëveshjen për ndërtimin e 2000 shtëpive dhe një porti në Durrës. I ftuar në “Log” Basha ka thënë se nuk ishte e nevojshme të shkonte kryeministri pasi sipas tij nuk ishte ceromoni shtetërore.

Ndër të tjera Basha ka thënë se Rama po bënë propagandë, ku dhe ka treguar se çfarë dotë bënte po të ishte ai Kryeministër dhe se si do ta menaxhonte rastin në fjalë.

Pjesë nga Intervista: 

Lulzim Basha: E para e punës nuk ka nevojë të shkojë kryeministri se kjo nuk ishte një ceremoni shtetërore. Firmosja e një marrëveshje kredie nuk është një ceremoni shtetërore. Unë e kam negociuar kredinë e tunelit të Elbasanit, unë e kam negociuar kredinë e Bulevardit të Ri dhe Lumit të Tiranës, nuk janë firmosur me ceremoni sepse nuk ka rëndësi propaganda, rëndësi ka çfarë bën, çfarë sjell kjo ka rëndësi. Pra as nuk kam shkuar në Emirate, as nuk i kam thënë ejani ta bëjmë me tam-tame të mëdha, e rëndësishme për mua ka qenë që Brenda një kohe sa më të shkurtër të firmosej marrëveshja. Ndërsa në veçanti në kushtet e pandemisë, në veçanti këtu ku jemi tani e ke që e ke këtë kontakt me një vend le të themi nga më të pasurit e botës i thua e di pse nuk vij dot unë. Ja çfarë do të kisha bërë unë po e them dhe ju pastaj gjykoheni E para e punës nuk besoj që ka pasur një insistim për ta firmosur Arben Ahmetaj në prani të kryeministrit se edhe firmosja siç e parë ishte bërë në një tip lounge, holl hoteli, disa thuan bar-restorant nuk ka rëndësi se nuk dua të futem në atë por nuk kishte ceremoni zyrtare dhe nuk ka ceremoni zyrtare. Si kryeministër do kisha thënë: Shikoni, unë kam 1 vjetorin e tërmetit. Punët nuk kanë ecur mirë. Unë kam familje në çadra. Spitalet i kam në kolaps. Ju jam shumë mirë njohës për kredinë që do firmosim dhe për investimin që do bëni. Sa të vij unë aty dhe sa të shpenzonit të sillnit Charter-in për të na marrë e për të na kthyer, a ka mundësi ministri im do vijë economy class me Turkish Airlines. Po patë mundësi me një nga organizatat tuaja bamirës se kjo është nevoja që kam këtë javë që s’po e përmbush dot. Kjo bëhet se siç i kërkon ndihmë një biznesi, siç i kërkon ndihmë një bamirës, ashtu i kërkon ndihmë edhe një prej fuqive më të mëdhaja financiare.

Endri Xhafo: Ishte piar.

Lulzim Basha: Jo vetëm kaq, se nuk është problemi këtu.

Endri Xhafo: Pra, në marrëdhënie me publikun kanë dalë,

Esjona Konomi: Mungesë e një bilanci.

Lulzim Basha: Jo më keq se kaq, edhe më keq se kaq. Për mua është mentaliteti, mentaliteti i propagandës mbi punën. Mentaliteti i nxitimit…

Fatos Hakorja: Duhet të sqarojmë nëse është bërë vërtet udhëtimi me paratë e taksapaguesve apo është paguar nga

Lulzim Basha: Pak rëndësi ka zoti Hakorja, pak rëndësi ka për mua. Unë këtë ju thashë tani, unë ju them pak rëndësi ka kjo. Rëndësi ka që është zbuluar një mentalitet që e shohim në mënyrë të përsëritur si gjatë krizës së tërmetit edhe gjatë krizës së pandemisë. Dhe më e keqja gjatë këtyre 7 viteve që propaganda mbi gjithçka, puna diçka. Nga kjo dëmtohen interesat e qytetarëve, nga kjo dëmtohen interesat e njerëzve.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 30 Nëntor 2020, 20:11

TIRANË- Largimi i Edi Ramës për në Emirate ishte largim nga problemi, sepse në Shqipëri nuk kishte bërë asgjë për t’i treguar publikut. Firmosja e nj...