Aktualitet

Kaos në morgun e Tiranës, qytetarët përballen me policinë për të tërhequr të vdekurit

30 Nëntor 2020, 12:36 Nga DOSJA
Kaos në morgun e Tiranës, qytetarët përballen me

TIRANË– Në morgun e Tiranës ka fluks qytetarësh që presin jashtë saj për të marrë sendet personale të familjarëve të tyre madje të tjerë që duan të tërheqin dhe trupin e viktimave.

Ata janë shprehur për ‘Tvt’ se nuk i japin asnjë informacion e se për shkak të vonesave kanë humbur dhe orarin për të shkuar në ceremonitë mortore.

“Kam që dje në 5 e gjysmë. Kam nipin këtu, s’e kam marrë akoma. Kam fjetur te stolat dhe sot akoma s’e kam marrë. Nuk më informon askush. Më thonë 5 minuta, 5 minuta që dje. Kam varrimin në 3 por unë s’e kap dot,” shprehet një tjetër qytetar.

Në prani të kamerave, një efektiv policie mundohet të komunikojë me punonjësit e morgut për të sqaruar radhën.

“Futu dërgo rrobat. Një person të lutem, një person,” shprehet polici që lejoi të futet qytetari, i cili ishte në radhë që dje.

“Më kërkojnë para shtesë për oraret që mbajmë. Nuk na lënë të futemi sipas radhës,” – shprehet një prej punonjësve të agjencive funerale.

Drejtori i morgut, Bledar Xhemali, tha se është në kompetencën e Qendrës Spitalore Universitare të japë sqarime për çdo problem që lidhet me viktimat nga Covid 19.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fotot nga morgu i tiranes fotot nga morgu i tiranes

Sondazh

Poll