Aktualitet

Vrasja e të ‘fortit’ të Dajçit, Gjykata lë në burg Milkjor Gjokën, 25-vjeçari mohon krimin: S’e kam vrarë

30 Nëntor 2020, 12:12 Nga DOSJA
Vrasja e të ‘fortit’ të Dajçit, Gjykata lë

SHKODËR– Milkjor Gjoka, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Ridvan Hysenit është lënë në burg. Vendimi është marrë sot nga Gjykata e shkallës së parë në Shkodër. Ndërsa për dy dëshmitarët, Blerim Mlloja dhe Marjeta Gramshi, Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën “detyrim paraqitje”.

Vetë Gjoka, përpara togave të zeza deklaroi se nuk ka asnjë lidhje me vrasjes e Hysenit, të njohurit si i ‘forti’ i Dajçit. Ai u shpreh se mëkati i tij i vetëm është ka qenë në vendin e gabuar në kohën e gabuar.

Gjoka ka mohuar të ketë bashkëpunuar me vëllezërit Mehmadaj për të ekzekutuar Ridvan Hysenin (Ramazani).

“Nuk kam bërë asnjë krim. Isha rastësisht aty. Isha në kohën e gabuar, në momentin e gabuar. Nuk kam bashkëpunuar me askënd,”- ka thënë Gjoka.

Por pavarësisht pretendimeve, Gjykata e ka mbyllur pas hekurave të riun. Ridvan Hyseni u ekzekutua me 20 plumba pranë fshatit Dajç, teksa udhëtonte me makinën e tij. Për krimin në fjalë janë shpallur në kërkim dy vëllezërit Mehmedaj, Hydajet dhe Duel pasi sipas autoriteteve, kanë elimuar Hysenin pas një konflikti që kanë pasur me djalin e viktimës.

Policia ka nisur negociatat me të afërmit e vëllezërve dhe ka kërkuar dorëzimin e tyre.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet blerim mlloja marjeta gramshi milkjor gjoka vrasje ne shkoder vritet ridvan ramazani blerim mlloja marjeta gramshi milkjor gjoka vrasje ne shkoder vritet ridvan ramazani

Sondazh

Poll