Aktualitet

29 Nëntor 2020, 20:33 Nga DOSJA

BERAT– Një plagosje me armë zjarri ndodhi pasditen e sotme në orën 19:30 në rrethrrotullimin e Poshnjes në bashkinë e Dimalit, e njohur edhe si Ura Vajgurore. I plagosur ka ngelur pronari i një karburanti, 37-vjeçari, Irfan Azizi. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ai është vetë-plagosur pasi ishte duke u tallur me punëtorët e karburantit, kur në moment i është shkrepur pistoleta pa dashje. 

Tashmë, Azizi, është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ka marrë mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia e ka arrestuar nën akuzën e “armëmbajtjes pa leje derisa të zbardhjen e rrethanat e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE:

Berat/Informacion paraprak

Më datë 29.11.2020, ora 19:00, është njoftuar Salla Operative se në fshatin Poshnje, Ura Vajgurore, tek karburanti ‘’Azizi’’, është vetëplagosur me armë zjarri shtetasi I.A.

Shtetasi I.A, është jashtë trezikut për jetën, po merr ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Berat.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet irfan azizi plagosje ne dimal irfan azizi plagosje ne dimal

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Nëntor 2020, 14:37

TIRANË– Një tjetër viktimë nga bluzat e bardha është shënuar nga koronavirusi në vendin tonë. Ditën e sotme ka ndërruar jetë mjeku pediatër nga Kavaja, Hid...