Aktualitet

Përgjaket e diela! Makina përplas këmbësorin në Lezhë-Milot, humb jetën 60-vjeçari (EMRI)

29 Nëntor 2020, 16:00 Nga DOSJA
Përgjaket e diela! Makina përplas këmbësorin në

LEZHË– Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot, ku një makinë ka përplasur një këmbësor, i cili për fat të keq ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si Ishull-Lezhë, dhe viktima është 60-vjeçari Gjon Kola. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Kola është pronari i një hoteli pranë vendit ku ndodhi aksidenti.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë me të cilën po ecte drejtuesi i mjetit, i cili pas aksidentit është arrestuar nga policia.

Sakaq, vijon hetimi për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne lezhe-milot gjon kola aksident ne lezhe-milot gjon kola

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Nëntor 2020, 14:37

TIRANË– Një tjetër viktimë nga bluzat e bardha është shënuar nga koronavirusi në vendin tonë. Ditën e sotme ka ndërruar jetë mjeku pediatër nga Kavaja, Hid...