Aktualitet

29 Nëntor 2020, 14:37 Nga DOSJA

TIRANË– Një tjetër viktimë nga bluzat e bardha është shënuar nga koronavirusi në vendin tonë. Ditën e sotme ka ndërruar jetë mjeku pediatër nga Kavaja, Hidajet Deda.

Pediatri kishte prej më shumë se një muaji që ishte infektuar nga pandemia dhe disa ditë më parë kishte dalë negativ, por infektimi i kishte lënë pasoja shëndetësore që i kushtuan dhe jetën. 

Ndërkohë që fluksi vazhdon tek spitalet COVID në vend. Tek Sanatoriumi, para hyrjes kanë qënë 5-6 ambulanca me të sëmurë brenda që prisnin radhën për t’u futur në spital. Ndërkohë që shtim të rasteve ka pasur edhe në Berat, ku ndër të infektuarit ishte edhe deputeti i Partisë Socialiste, Fadil Nasufi.

Deri më tani në vendin tonë janë shënuar 36790 të infektuar nga pandemia që ka gjunjëzuar botën, nga të cilët kanë ndërruar jetë 787 pacientë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll