Analiza e ‘Zërit të Amerikës’: Në Shqipëri situata e Covid nuk është aspak premtuese
29 Nëntor 2020, 19:26Nga DOSJA
Nga Zëri i Amerikës
Në Shqipëri rastet e reja ditore me COVID 19 kërcyen sot në nivelin e 835 të prekurve, një ndër shifrat më të larta të regjistruara deri më tani.
Më 20 nëntor, ishte regjistruar maksimumi me 836 raste, por kur ishin realizuar 2677 testime, një nga shifrat rekord.
Ndërkohë që në 24 orët e fundit janë kryer 2253 tamponë. Për pasojë pozitiviteti u ngjit në nivelin më të lartë, prej 37 përqind.
Pozitiviteti (raporti mes rasteve të konfirmuara dhe testimeve) është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.
Në krahasim me një ditë më parë, të dhënat e bëra publike të dielën pasdite, tregojnë se rastet e reja u rritën me gati 300 të infektuar. Sipas ministrisë së Shëndetësisë “rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 306 raste në Tiranë, 59 në Vlorë, 52 në Lushnje, 50 në Shkodër, 45 në Berat, 37 në Korçë, 29 në Durrës, 27 në Sarandë, 23 në Pogradec, 22 në Fier, 20 në Gjirokastër, 18 në Librazhd, nga 14 raste në Kavajë, Peqin, nga 13 raste në Krujë, Përmet, Gramsh, nga 10 raste në Kukës, Dibër, nga 9 raste në Skrapar, Pukë, nga 7 raste në Elbasan, Kuçovë, 6 në Tepelenë, 5 në Kolonjë, nga 4 raste në Has, Malësi e Madhe, 3 në Mallakastër, nga 2 raste në Mat, Delvinë, nga 1 rast në Devoll, Bulqizë”.
Edhe 24 orët e fundit shënuan një numër të lartë viktimash, 11 vdekje, por ndjeshëm më ulët se një ditë më parë kur ishin regjistruar 18 humbje jete.
Të dhënat zyrtare dëshmojnë se viktimat – 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra – ishin të moshave nga 59 vjeç në 79 vjeç.
Situata nuk duket aspak premtuese, nëse shihet situata në spitale, ku numri i pacientëve, e në veçanti i atyre në gjendje të rëndë, po shtohet dita ditës.
“Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 482 pacientë, 29 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar”, bën të ditur ministria.
Ndërsa numri total i të infektuarve ka shkuar në 37.625, gati gjysma e tyre janë raste ende aktive. MBi 9300 janë vetëm në Tiranë, epiqendra e epidemisë.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË– Skulptori Sinan Alija ka reaguar për herë të parë pas bujës që bëri në rrjet skulptura e tij e Skënderbeut. Me anë të një postimi në Facebook...
TIRANE- “Nata e Bardhë”, e cila tashmë është bërë traditë për kryeqytetasit, nuk mungon as këtë vit. Pavarësisht pandemisë, Bashkia Tiranë ka menduar që të sjel...
TIRANË- Arqipeshkvi i Tiranë – Durrës, George Frendo ka fituar betejën me COVID19 dhe premton rikthimin e tij në krye të detyrës. Në një postim në rrjetet ...
LEZHË– Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot, ku një makinë ka përplasur një këmbësor, i cili për fat të keq ka humbur jetën.Ngjarja ka ndodhur në v...
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë përditësimin e të dhënave të të prekurve nga COVID19 për ditën e sotme. Numri i viktimave mbetet i lartë, ku brend...
SHKODËR– Dy vëllezërit, Hydajet 33 vjeç dhe Duel Mehmedaj 31 vjeç, janë ende në kërkim për vrasjen e 46-vjeçarit, Ridvan Ramazan...
Aktualitet29 Nëntor 2020, 14:37
TIRANË– Një tjetër viktimë nga bluzat e bardha është shënuar nga koronavirusi në vendin tonë. Ditën e sotme ka ndërruar jetë mjeku pediatër nga Kavaja, Hid...
TIRANË– Ditën e Çlirimit të Shqipërisë nuk kanë munguar as nostalgjiket e diktaturës dhe komunistët.Me portretin e diktatorit Enver Hoxha në duar dh...
MAQEDONI E VERIUT- 108-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë nuk është festuar brenda kufijëve të Shqipëri. Qyteti i Tetovës ka organizuar një super-festë, e cila ...