Aktualitet

Vrasja e Ridvan Ramadanit! Policia negociata me familjen e dy vëllezërve Mehmedaj, thirrje që të vetëdorëzohen

29 Nëntor 2020, 14:43 Nga DOSJA
Vrasja e Ridvan Ramadanit! Policia negociata me familjen e dy

SHKODËR– Dy vëllezërit, Hydajet 33 vjeç dhe Duel Mehmedaj 31 vjeç, janë ende në kërkim për vrasjen e 46-vjeçarit, Ridvan Ramazani gjithashtu i njohur me mbiemrin Hyseni.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Policia e Shkodrës ka nisur bisedimet me familjarët e dy vëllezërve. Mësohet se Policia po kërkon ndihmën e familjarëve që të bindin dy të rinjtë që të vetëdorëzohen në Polici.

Ndërkohë Policia vijon punën. Dy vëllezërit, Hydajet dhe Duel Mehmedaj janë në kërkim, por është prangosur një prej bashkëpunëtorëve, 25-vjeçari Milkjor Gjoka. Ky i fundit dyshohet se ka bashkëpunuar me dy vëllezërit për të eliminuar Ramadanin. Policia kërkon nga të afërmit që të negociojnë për vetëdorëzimin e dy vëllezërve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vritet ridvan ramazani vritet ridvan ramazani

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Nëntor 2020, 14:37

TIRANË– Një tjetër viktimë nga bluzat e bardha është shënuar nga koronavirusi në vendin tonë. Ditën e sotme ka ndërruar jetë mjeku pediatër nga Kavaja, Hid...