Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Zbulohet logoja e protestës që do të zhvillohet nesër para Kryeministrisë, ku qytetarët do të mblidhen për të ngritur zërin ndaj rritjes së çmimeve të shportës, bukës, kafes, dritave dhe karburantit.
E paralajmëruar prej ditësh nga përfaqësues të shoqërisë civile, por edhe qytetarëve të thjeshtë, nesër do të mblidhen në orën 17:00, për të kërkuar llogari nga qeveria, e cila vetëm pak javë pas betimit po përballet me reagimin e parë të qytetarëve, të cilët do të duhet të paguajnë më shumë për jetesën e tyre.
“Ja ashtu rastësisht! Kam një punë dhe rrga më bie nga: Kryeministria të mërkurën, ora 17:00,”-shkruhet në poster, ndërsa fjalia shoqërohet edhe me disa simbole të produkteve, çmimet e të cilave janë rritur. Megjithatë nuk dihen ende shumë detaje nga protesta, sa orë do të zgjasë, apo cila do të jetë forma e saj, ndërkohë nga Policia e Shtetit nuk ka asnjë reagim. Deri më tani, të gjitha tubimet e mbajtura janë shpërndarë me pretekstin e pandemisë së koronavirusit, por nuk dihet nëse e njëjta “kartë” do të përdoret edhe nesër nga forcat e rendit.
Por çfarë ka ndodhur në vend që ka nxitur reagim popullor?
E gjitha nisi me rritjen e çmimit të bukës me 10 lekë. Më pas u paralajmërua rritja e çmimit të kafes, e ngadalë u shtrenjtuan edhe produktet e shportës. “Vula” për të protestuar iu vu kur, kryeministri Edi Rama deklaroi se qytetarët duhet të përgatiten krizën energjitike; rritjen e çmimit të gazit me rreth 250%, atë të karbonit me rreth 80% dhe të naftës.
Rama tha se kjo krizë do prekë jetën e familjeve dhe bizneseve, por qeveria do u qëndrojë pranë shtresave në nevojë, biznesit të vogël dhe konsumatorëve familjarë. Megjithatë premtimi i tij duket se nuk i ka qetësuar qytetarët, të cilët shfaqen të vendosur për të protestuar, kësaj here pa u thirrur nga asnjë parti.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Policia e Shtetit gjatë 48 orëve të fundit ka arrestua 16 drejtues mjetesh, pasi 7 prej tyre ishin pa leje drejtimi, ndërsa të tjerët po i je...
DIVJAKË – Nënë e bir në këtë fshat sot po vjelin domaten e seres dhe shprehen të pakënaqur për cilësinë e saj. Kokrrat çahen dhe përveç...
TORINO– Një shqiptar është plagosur me armë zjarri në Torino ditën e sotme. Disa dëshmitarë që ishin pranë vendit të ngjarjen thanë për “La Stampa” se kis...
ITALI– Një 48-vjeçar shqiptar, ende i paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në një parking në Torino. “La Stampa” ka raportuar se ngjarja ka...
DURRËS – Investimi i kryer një vit më parë nga bashkia e Durrësit në një prej kanaleve të ujërave të larta nuk e zgjidhi shqetësimin e banorëve të Sp...
TIRANË– Dihet që të parët që do t’i ndiejnë pasojat e saj janë qytetarët:“Jemi vendi i vetëm në Europë që kemi lumenj e hidrocentrale më shumë, prodh...
HIMARË– Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka shembur disa banesa në Jalë. Banorët kanë dalë kundër këtyre shembjeve pasi shprehen se nuk janë i...
TIRANË– Në një vëzhgim të bërë në dyqanet e tregtimit me pakicë, rritja e çmimeve është evidente ndërsa konfirmohet edhe nga tregtarët, të cil...
Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Inektive në ISHP prof. Silva Bino, ka deklaruar se sipas OBSH Shqipëria renditet në mesin e vendeve për mbulesën vaksina...