LIVE UPDATES
Bota

Nënpresidentja Kamala Harris viziton kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara

25 Qershor 2021, 19:12 Nga DOSJA
Nënpresidentja Kamala Harris viziton kufirin jugor të Shteteve të

Nënpresidentja Kamala Harris mbërrit në kufirin SHBA-Meksikë, të premten në kuadrin e përpjekjeve të administratës së Presidentit Biden për të frenuar rritjen e emigrantëve që përpiqen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, ndërsa po shqyrtohen shkaqet kryesore të emigrimit nga Amerika Qendrore. Kjo është vizita e saj e parë në kufi si nënpresidente.

Zonja Harris bëri një vizitë të paparalajmëruar në Pikën e Hyrjes në Paso del Norte, ku ajo vizitoi një zonë pritjeje për emigrantët, përfshirë një zonë për fëmijë të pashoqëruar. Ajo foli me një agjent të patrullës kufitare e cila tha se kushtet e saj janë përmirësuar në këtë objekt gjatë dy viteve të fundit.

Nënpresidentja u shoqërua nga kreu i Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas, të cilin ajo e vlerësoi për “bërjen e një pune të shkëlqyer”.

Para se të vizitonte kufirin, Nënpresidentja Harris bëri një ndalesë në një objekt të Doganave dhe Patrullës Kufitare të Shteteve të Bashkuara (CBP) dhe u takua me Përfaqësuesen Veronica Escobar në El Paso, Teksas.

“Jam e lumtur që jam këtu. Ishte gjithmonë plani për të ardhur këtu dhe unë mendoj se do të kemi një ditë të mirë produktive”, tha ajo pasi mbërriti në El Paso.

Nënpresidentja Kamala Harris përballet ndoshta me momentin më sfidues politik gjatë vizitës të premten në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara, si pjesë e rolit të saj në drejtimin e përgjigjes së administratës së Presidentit Biden ndaj një rritjeje të madhe të emigracionit.

Gjatë qëndrimit në El Paso, Teksas, ajo takohet edhe me aktivistët e organizatave me orientim fetar, si dhe me ofruesit e shërbimeve ligjore dhe të strehimit, si dhe do të mbajë një fjalim.

Nënpresidentja është përballur me muaj të tërë kritikash nga pjesëtarë të të dyja palëve politike, për refuzimin deri më tani për ta bërë udhëtimin dhe për shpjegimet e saj të paqarta për arsyen.

Republikanët kanë shfrytëzuar mungesën në kufi të Nënpresidentes Harris dhe Presidentit Joe Biden për ta kritikuar administratën si të dobët në sigurinë e kufirit, duke u përpjekur kështu të ringjallin një armë të fuqishme politike kundër demokratëve, në kohën e duhur për zgjedhjet e vitit 2022 për në Kongres. Me ish-Presidentin Donald Trump që pritet të vizitojë kufirin, më pak se një javë pas Nënpresidentes Harris, republikanët do ta vëzhgojnë nga afër vizitën e saj për material për sulme të mëtejshme.

Ndërsa zyrtarë të ndryshëm të administratës kanë bërë vizita të shumta në kufi, mungesa e Presidentit Biden dhe Nënpresidentes Harris ka bërë që disa demokratë të shqetësohen se dëmi tashmë është bërë.

“Administrata po i bën demokratët të duken të dobët”, tha Ligjvënësi demokrat i Teksasit, Henry Cuellar në një intervistë për agjensinë e lajmeve The Associated Press. “Kam dëgjuar, nga demokratët dhe republikanët në zonën time, (të pyesin se) çfarë dreqin po ndodh me këtë administratë?”

Distrikti i zotit Cuellar shtrihet nga jugu i San Antonios deri në kufirin SHBA-Meksikë, dhe vitin e kaluar ai fitoi rizgjedhjen me diferencën më të vogël të karrierës së tij gati dy dekadëshe. Ndërsa ai thotë se nuk është i shqetësuar për betejën e tij për t’u rizgjedhur, ai shton se, “shqetësohem për kolegët e mi”.

Komentet e zotit Cuellar pasqyrojnë një shqetësim më të gjerë mes disa demokratëve dhe aktivistëve të emigracionit se administrata e Presidentit Biden ua ka dorëzuar republikanëve debatin për sigurinë kufitare.

Muajt e parë në detyrë të Presidentit Biden kanë patur një numër rekord të emigrantëve që përpiqen të kalojnë kufirin. Agjensia për Doganat dhe Mbrojtjen Kufitare të Shteteve të Bashkuara regjistroi më shumë se 180’000 raste në kufirin meksikan në maj, shifra më e lartë që nga marsi i vitit 2000. Këto numra u rritën nga një masë që ndaloi aplikimin për azil për shkak të pandemisë së koronavirusit; kjo inkurajoi përpjekjet e përsëritura për të kaluar kufirin sepse nuk kishte pasoja ligjore nëse kapeshin.

Republikanët po i shfrytëzojnë këto shifra për t’i sulmuar Presidentin Biden dhe Nënpresidenten Harris si të dobët për sa i përket sigurisë së kufirit, një mesazh që Partia Republikane e përdori me sukses gjatë fushatës së vitit 2020.

Zyrtarët e administratës, përfshirë Nënpresidenten Harris, janë përpjekur t’i kundërvihen këtij perceptimi. Gjatë vizitës së saj të fundit në Guatemalë, Nënpresidentja Harris u dërgonte emigrantëve vazhdimisht mesazhin: “Mos ejani”.

Nënpresidentja Kamala Harris duke folur gjatë vizitës në Guatemala
Nënpresidentja Kamala Harris duke folur gjatë vizitës në Guatemala
Por këto komente tërhoqën kritika nga disa progresistë, veçanërisht nga Ligjvënësja e Nju Jorkut, Alexandria Ocasio Cortez, e cila e quajti mesazhin “zhgënjyes”.

Ishte një incident që nënvizoi situatën politike pa ndonjë fitore të mundshme, në të cilën ndodhet Nënpresidentja Harris, duke u përballur me një problem të pakontrollueshëm për disa nga administrata e kaluara dhe që është përdorur nga të dyja palët për të siguruar pjesëmarrjen gjatë sezonit të fushatës. Nëse Presidenti Biden zgjedh të mos kandidojë për një mandat të dytë, Nënpresidentja Harris do të shihet si pretendentja kryesore për ta zëvendësuar atë, dhe çështja e emigracionit mund të bëhet një shans që ajo të tregojë arritjet e saj, ose e kundërta.

Në të vërtetë, republikanët e sulmuan paraprakisht Nënpresidenten Harris për vizitën e saj në kufi, me ish-Presidentin Trump që pretendon meritën për vendimin e saj për të shkuar.

Këshilltarët e Nënpresidentes Harris kanë theksuar se fokusi i saj kryesor në lidhje me emigracionin është adresimi i shkaqeve rrënjësore të emigrimit. Ajo ka kërkuar zgjidhje ekonomike dhe humanitare për të përmirësuar kushtet për banorët e vendeve të Amerikës Qendrore dhe Veriore që largohen drejt Shteteve të Bashkuara. Ndihmësit e saj e paraqitën udhëtimin e saj në kufi si pjesë e një përpjekjeje për të kuptuar më mirë se si duhet zgjidhur problemi.

“Ajo që ndodh në kufi ka rëndësi dhe është e lidhur drejtpërdrejt me atë që po ndodh në Guatemalë, El Salvador dhe Honduras”, tha zëdhënësja e Nënpresidentes Harris, Symone Sanders. “Kjo lidhet drejtpërdrejt me punën e bërë për të trajtuar shkaqet themelore të emigrimit”.

Nëpresidentja Harris shoqërohet në udhëtim nga Sekretari i Sigurisë Alejandro Mayorkas, senatori demokrat i shtetit Illinois Dik Durbin dhe Ligjvënësja demokrate Veronica Escobar, e cila përfaqëson distriktin e atjeshëm

Nënpresidentja Harris nuk kishte në plan të vizitonte qendrën e ndalimit të emigrantëve në bazën ushtarake Fort Bliss, e cila ka tërhequr kritika nga aktivistët të cilët kanë folur për kushte të pasigurta dhe akuza për abuzim ndaj disa prej mijëra fëmijëve të strehuar atje. Ligjvënësi Cuellar e quajti vendimin e saj për të vizituar El Pason “politikisht të sigurt”, sepse, tha ai, shumica e aktivitetit në kufi ndodh më larg në jug. Domingo Garcia, president i Lidhjes së Qytetarëve të Bashkuar të Amerikës Latine, një organizatë latine e të drejtave civile, shprehu shqetësimin se vizita e Nënpresidentes Harris ishte “një ditë me vonesë dhe me një dollar mangët”.

“Pothuajse të jep ndjesinë sikur i kanë detyruar bashkësitë lokale, si dhe sulmet politike të republikanëve nga e djathta”, tha zoti Garcia.

Por, gjithsesi, zoti Garcia tha se ishte i lumtur që po ajo po shkonte dhe shprehu optimizëm se vizita e saj mund të ndihmojë administratën e Presidentit Biden të korrigjojë kursin e saj mbi çështjen e emigracionit dhe të tregojë një kontrast me qëndrimin e ashpër të administratës së ish-Presidentit Trump për sigurinë e kufirit.

“Ata duhet ta zotërojnë këtë dhe duhet ta zgjidhin, sepse ka nevojë për një zgjidhje dypartiake”, tha ai.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kamala harris shba kamala harris shba

Sondazh

Poll
Bota 25 Qershor 2021, 18:34

Biden takohet sot me udhëheqësit afganë

Takimi i parë ballë për ballë midis udhëheqësve të dy vendeve vjen ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë filluar tërheqjen e forcave të tyre të mbetura nga A...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës