LIVE UPDATES
Bota

‘Nëna’ e vaksinës BioNTech: Në verë i rikthemi jetës normale

31 Dhjetor 2020, 15:42 Nga DOSJA
‘Nëna’ e vaksinës BioNTech: Në verë i rikthemi

Një grua e lindur në një qytet të vogël hungarez, e cila u rrit e lumtur në një shtëpi pa ujë të rrjedhshëm dhe pa energji elektrike, është sot një nga shkencëtaret më me ndikim në botë. Gjetjet e saj kanë qenë të dobishme për të bërë të mundur prodhimin e dy vaksinave kryesore, që mund të na nxjerrin nga kjo pandemi.

“Isha një fëmijë i lumtur. Babai im ishte kasap dhe më pëlqente ta shikoja duke punuar, të vëzhgoja kafshët, zemrat e kafshëve, mbase aty lindi thirrja ime shkencore”, thotë Katalin Kariko, nga shtëpia e saj në periferi të Filadelfias.

Pas studimeve për biologji në Hungari, Kariko shkoi në SHBA për të marrë doktoratën në vitin 1985, dhe nuk është kthyer më. Në vitet 1990, askush nuk e mbështeti idenë e Karikos: të zhvillonte terapi dhe vaksina të bazuara në molekulën e ARN-së. “Kam marrë një letër refuzimi pas tjetrës nga institucionet dhe kompanitë farmaceutike, kur u kërkova parà për të zhvilluar këtë ide”, shpjegon biokimistja, e lindur në Kisujszallas, rreth 100 kilometra nga Budapesti, 65 vjet më parë. Tani Moderna dhe BioNTech kanë marrë qindra-miliona euro për të zhvilluar vaksinat e tyre, që përdorin ARN mesazhere.

Ideja ishte e mirë, por nuk ishte në modë. Ata donin të përdornin një molekulë të brishtë dhe efemere për të kuruar sëmundjen, ose për të parandaluar infeksionet përgjithmonë. ARN është një molekulë që ka për detyrë të hyjë në bërthamën e qelizave tona, të lexojë ADN-në dhe të marrë “recetën”, për të prodhuar proteinat që na duhen. Kariko dëshironte të përdorte qelizat e pacientit për të bërë proteina, që do t’i kuronte duke injektuar një ARN të vogël mesazhere. “Tani të gjithë e kuptojnë, por atëherë jo”, thotë shkencëtarja. Në ato vite, triumfoi terapia e gjeneve, bazuar në modifikimin e përhershëm të ADN-së, për të korrigjuar sëmundjet. Kjo pikëpamje filloi të relativizohej kur u tregua se modifikimi i ADN-së mund të gjenerojë mutacione vdekjeprurëse dhe disa pacientë vdiqën në testet klinike.

Vaksinat e bazuara në ARN paraqisnin dy probleme. Nga njëra anë, nuk mund të bënin mjaftueshëm proteina. Nga ana tjetër, ARN mesazhere mund të gjenerojë një inflamacion të fortë, të shkaktuar nga sistemi imunitar. Në fillimin e viteve 2000, si studiuese në Universitetin e Pensilvanisë, Karikó vazhdoi të koleksionojë refuzime. Një ditë u takua me Drew Weissman, një shkencëtar i sapoardhur nga ekipi i Anthony Faucit. Weissman dëshironte të gjente vaksinën e AIDS-it dhe e mirëpriti Karikon, në laboratorin e tij për ta provuar me ARN mesazhere. Në vitin 2005, ata zbuluan se modifikimi i një shkronje të vetme në sekuencën gjenetike të ARN-së, e parandalonte shkaktimn e inflamacionit. Të dy shkencëtarët patentuan teknikat e tyre për krijimin e ARN-së së modifikuar, por Universiteti i Pensilvanisë vendosi t’i shiste ato te kompania Cellscript, për 300,000 dollarë.

Në vitin 2010, Moderna e sapokrijuar fitoi të drejtat e patentës së Kariko dhe Weissman. Brenda disa viteve, ajo mori qindra-miliona dollarë kapital privat, përfshirë 420 milion nga Astrazeneca. Kompania premtoi se do të jetë në gjendje të trajtojë sëmundjet infektive me ARN mesazhere. Një kompani tjetër e vogël gjermane, BioN-Tech, bleu disa patenta nga Kariko dhe Weissman për ARN e modifikuar, për të zhvilluar vaksinat e kancerit. Në vitin 2013, Kariko u punësua nga BioNTech, sot ajo është zëvendës presidente. Disa ditë më parë, Kariko dhe Weissman u takuan përsëri për të marrë dozën e parë të vaksinës BioNTech. “Nuk më tremb”, thotë shkencëtarja. “Vaksina mbron vetëm 10 ditë pas dozës së parë, kur mbrojtja është 88.9%. Me dozën e dytë rritet në 95%. Ne morëm mostrën e gjakut nga të vaksinuarit në testet klinike dhe krijuam kopje të të gjitha varianteve ekzistuese të koronavirusit. Gjaku i këtyre pacientëve, i cili përmban antitrupa, ishte në gjendje të neutralizonte 20 variante të virusit”.

“Këto vaksina do të na nxjerrin nga pandemia. Në verë ndoshta do të jemi në gjendje të kthehemi në plazh, në jetën normale. Dhe me më shumë se 3,000 vdekje në ditë SHBA, nuk kam dyshim se njerëzit do të vaksinohen. Sidomos të moshuarit”, thotë ajo. Kariko e kupton që ka njerëz që kanë dyshime për këto vaksina, “sepse një vaksinë e bazuar në ARN nuk u miratua kurrë. Por prototipat e përdorur për më shumë se 10 vjet janë provuar se janë të sigurt. Ajo që ne përdorim ka të njëjtën përbërje si ajo që ju bëni, në qelizat tuaja ”, thekson ajo.

Disa javë më parë Derrick Rossi, një nga themeluesit e Moderna, tha se Kariko dhe Weissman duhet të merrnin Çmimin Nobel në Kimi. Kariko refuzon. “Në 40 vitet e kaluara nuk kam pasur asnjë shpërblim të vetëm për punën time. Nuk kam nevojë. Unë e di se çfarë bëj. Dhe unë jam shumë e moshuar për të ndryshuar”, thotë ajo. Kur ishte një shkencëtare e re dhe ende jetonte në Hungari, nëna i tha se një ditë ajo do të fitonte çmimin Nobel. “Dhe unë iu përgjigja: “Por nëse nuk mund të marr as një bursë studimesh, nuk mund të kem as një punë të përhershme në universitet!’”.

Marrë nga Bota.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota katalin kariko vaksina anti-covd katalin kariko vaksina anti-covd

Sondazh

Poll
Bota 31 Dhjetor 2020, 14:08

Çfarë dihet për variantin e ri të koronavirusit?

BRITANI– Varanti i ri ka zgjuar shqetësim dhe shumë pikëpyetje. A përhapet më lehtë? A shkakton sëmundje më të rëndë? Si reagon ndaj vaksinës dhe terapive mjekë...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet