LIVE UPDATES
Aktualitet

Nehat Kulla tremb dhe i vdekur! E kishin rrëmbyer për borxhin 20 mijë euro, i riu lirohet

4 Prill 2022, 11:25 Nga DOSJA
Nehat Kulla tremb dhe i vdekur! E kishin rrëmbyer për borxhin 20

Është një histori që ngjan e vjedhur nga kinematografia. Por protagonistët e saj janë realë, i kthyen rrugët e Tiranës si skena të ndjekjes me automjete super të shpejta, ku në njërën prej tyre një i ri lutej për ndihmë mbasi ia morën shokun përpara syve. Makinat e policisë xhironin me shpejtësi nëpër rrugicat e kryeqytetit pa mundur të zbulonin gjurmët e rrëmbyesve që shfrytëzuan momentin dhe dobësinë e pengut (Shiko KËTU), i cili po shkonte një vizitë në spital dhe aty e futën me forcë në makinën e tyre. Paralajmërimi ndaj tij ishte vetëm një: kthe borxhin prej 20 mijë eurosh.

Gazetasi.al u vu në dijeni për ngjarjen nga oficerë të policisë numër 3 që po hetojnë në mënyrë të vrullshme një rrëmbim i cili fatmirësisht u mbyll vetëm me mbajtjen e pengut vetëm pak orë dhe që më pas e lëshuan në një rrugë të pandricuar, meqënëse i vendosën afat por edhe kushte për kthimin e parave.

I riu sapo u la I lirë, u afrua dhe denoncoi në komisariatin më të afërt teksa shoku i tij ndërkohë e kishte ngritur në këmbë policinë e Tiranës. Më pas të gjithë emrat dhe të dyshuarit u shoqëruan në polici bëjnë me dije burimet Gazetasi.al për të marrë një dëshmi më të qartë dhe për të kuptuar se përse pengu dhe pengmarrja, një grua nga miq u kthyen në armiq. Por jo zyrtarisht policia i thotë Gazetasi.al se strumbullari i kësaj ngjarjeje është pengu me inicialet A.S. i cili shfrytëzoi miqësinë me një financiare dhe zemër gjerësinë e saj duke i kërkuar borxhe për të zgjidhur problemet. Më pas ai nuk ja ktheu më dhe ajo kërkoi ndihmën e të fejuarit dhe shokëve të tij, që së bashku me të morën pjesë në rrëmbimin që nisi pranë Spitalit të Traumës dhe u mbyll në një rrugicë dytësore.

Burimet i tregojnë gazetës “Si” se 33-vjeçari A.S duke ju ankuar mikeshës së tij se ishte prekur nga kanceri dhe kishte nevojë për para që të kurohej arriti t’i merrte asaj 20 mijë euro në këste të ndryshme. Por teksa këtë version e tregon financierja e dyshuar dhe e angazhuar në rrëmbim, i riu tregon se ajo nuk I kishte llogaritur mirë borxhet dhe se kërkonte më tepër se sa kishte dhënë

“E dëgjoja që fliste me persona të ndryshëm mikeshën time E. dhe përmendte shuma parash të mëdha. Thoshte në telefon do ti jap unë lekët , njërit i thoshte 3 mijë euro tjetrit 5 mijë euro. Nga kjo krijova bindjen se E. ishte në kushte të mira ekonomike. E pyeta E. se me ëfarë merrej që kishte aq para dhe ma preu – është puna ime dhe s’ka c’të duhet në këtë lidhje shoqërore që kemi”.

Në krye të tetë muajve miqësi 33 vjeçari ka guxuar dhe ka kërkuar borxh. “Më duheshin që të investoja në biznesin tim privat. I kërkova 20 mijë euro dhe nisa tja shlyej me këste. Por nuk pata mundësi t’ja jap të gjitha. Por E. më takoi dhe kërkoi 20 mijë euro kur dhe pak kishin mbetur pa u shlyer. Që mos të kisha konflikte me të pranova që do i jepja 20 mijë euro megjithëse ja kisha shlyer pjesë pjesë duke I thënë se ja njihja borxhin dhe se do ja shlyeja në këste”

Financierja ka këmbëngulur dhe të dy e kanë firmosur këtë deklaratë përpara një notereje. Pa kaluar shumë ditë 33 vjeçari është rrëmbyer.

‘Po shkoja me makinën e shokut dhe me shokun në spitalin e traumës, mbasi aty do takoja një mikeshë për të marrë një recetë. Dola nga makina dhe do ecja nja 15 metra mbasi makina nuk lëvizte dot përtej një si supërmarket. Ndërsa shoku im po kthente makinën më ndaloi një makinë tip Fiat tek këmbët”’

Denoncuesi sipas një burimi shumë të sigurt policor të gazetës “Si” tregon se prej andej zbritën tre persona që nuk i njihte. Njëri prej tyre mbante në dorë një shkop bejsbolli.

“Në këtë moment dy më kapën nga krahët dhe njëri më qëlloi me grusht në bark. Më morën kundër dëshirës sime dhe më futën me forcë në automjet. Kur më futën në makinë pashë miken time E. , e cila nuk ka folur fare. Tre personat e tjerë filluan t’më godasin me grushte brenda makinës. Drejtuesi I mjetit tha- silli 20 mijë eurot se do të zhduk fare, njerëzit e mi do të ruajnë dhe më ke borxh jetën”.

Secili nga rrëmbyesit me përjashtim të femrës kanë përsëritur; Na sill urgjent lekët. I riu i thotë policisë se për t’i sprapsur rrëmbyesit ka paralajmëruar: Jam mik i Nehat Kullës ( i cili ka ndërrruar jetë dhe njihet si një nga të fortët e Tiranës).

Pas kësaj fraze rrëmbyesit sipas denoncuesit dhe burimeve të gazetës “Si” që e citojnë atë janë stepur disi.

Mu përgjigjën do ikësh por vetëm me një kusht, shko merr makinën që ke tënden dhe ma sill mua dhe bashkë jemi shlyer”. Bëhet me dije se rrëmbyesit e zbritën pengun në afërsi të urës së Babrroit dhe menjëherë pas kësaj ai është drejtuar për në komisariat.

Ndërkohë shoku i tij që ja rrëmbyen mikun përpara syve kishte dhënë alarmin në polici e cila nuk po e gjente kurrkund. Ai tregon: Kur e mbështetën A.S në mur dhe po i bërtisnin dhe po e godisnin, njëri prej tyre me një shkop në dorë dhe një thikë mu drejtua mua; mos bëj asnjë veprim. I riu nuk ka reaguar kujton ai nga frika dhe kërcënimi për jetën dhe teksa është larguar me automjet, kur ka kthyer kokën pas ka parë se si shokun e tij e hipën me dhunë në makinë.

I frikësuar ai kujton se telefonoi policinë në Sos.

“Më është përgjigjur policia, u kam thënë më kanë marrë shokun, ata kanë ardhur me shpejtësi dhe nisëm kërkimet, nisën nga kamerat e sigurisë dhe kur po kërkonim ka telefonuar shoku im dhe më tregoi se e lëshuan”. Policia i thotë gazetës “Si” se i ka identifikuar të gjithë të dyshuarit dhe mes tyre ka marrë në pyetje edhe të renë, E.

Ajo tregon se u mashtrua nga shoku i saj që i dha borxh, dhe kur nuk po gjente zgjidhje ja ka rrëfyer problemin të fejuarit. “Kur ne i thamë na jep borxhin dhe po ecnim me makinë, ai tha që më lëshoni dhe se mami im do ju japë lekët që ju detyrohem” deklaron e reja e cila së bashku me disa persona të tjerë do të vihet nën hetim nga policia për heqje të paligjshme të lirisë.

“E njihja dhe njëherë më tha që ishte sëmurë, pastaj mbaj mend që u arrestua një vit më parë për testet covid të falsifikuara dhe mbaj mend që gjykata e liroi nën arrest shtëpiak. A. më kërkoi para borxh për të dalë nga arresti i shtëpisë dhe më erdhi keq dhe ja dhashë. Më pas më kërkoi prapë lekë borxh rreth 11 mijë euro se më premtoi që do më rregullonte makinën, por nuk e rregulloi,”- dëshmon e reja sipas burimeve të gazetës “Si”.

Marrë nga GazetaSi

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet nehat kulla nehat kulla

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet