LIVE UPDATES
Sport

Në vendin tonë nuk luhet asnjë sport

27 Tetor 2020, 10:37 Nga DOSJA

TIRANE – Jo vetëm futbolli, por në vendin tonë nuk zhvillohet asnjë aktivitet sportiv, disa për arsye pandemie dhe disa të tjerë për arsye kërkesash ndaj qeverisë, e cila vazhdon t’i kthejë shpatullat sportit. Një ndër aktivitetet e rendësishme sportive në vend janë edhe sportet e lojërave me dorë. Pas daljes së sekretarit të përgjithshëm të federates së basketbollit disa javë më parë, këtë herë ka reaguar vetë presidenti i FSHB, Avni Ponari.

Letra e Avni Ponarit

Menefregizimi nuk kursen as flamurin Shqiptar në Basketboll! Kampionatet kombëtare nuk arritën të zgjonin nga agonia MASR-në, ndërsa ekipet kombëtare i zgjuan, por si duket nga agonia e thellë nuk patën shikim të qartë dhe ecën duke shkelur mbi FLAMUR.

Tashmë pandemia mbush 8 muaj nga bllokimi i aktiviteteve zyrtare të Basketbollit në Shqipëri, dhe përgjigja nga MASR për të Rifilluar ose Jo, erdhi DJE… aq shumë pritje saqë vendet fqinje po bëjnë disa javë që kanë vazhduar aktivitetet e tyre kombëtare, ndërsa NE u bëmë gati për START me mendimin se tashmë rruga e vetme ishte rifillimi, por në Shqipëri menefregizmi për sportin nuk ka fund!

Në një kohë që FIBA pret listat përfundimtare të ekipeve kombëtare femra dhe meshkuj, ne vazhdojmë në paraburgim pa pasur akuza.

MASR thotë JO.

Ekipi kombëtar femra, dje duhej të fillonte grumbullimin nën drejtimin e tr.Mirza Alibegaj, në mënyrë që të fitonte kohën minimale për pregatitje në prag të ndeshjeve më dt.12 dhe 14 nëntor 2020, kundër ekipeve kombëtare të Turqisë dhe Lituanisë. Dje u kujtuan se ka dhe Basketboll në Shqipëri, sollën përgjigjen që duhet ta sillnin muaj më parë, sollën përgjigje negative edhe pse FSHB në bashkëpunim me FIBA ka hartuar të gjitha procedurat Anti Covid-19 për zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë, edhe pse vendet fqinje po kalojnë në fazë për zhvillimin e procedurave për rikthimin e tifozerisë.

Ekipi kombëtar meshkuj duhet të grumbullohet sa më parë për përfaqsimin e Shqipërisë më dt.26 dhe 28 nëntor 2020, kundër ekipeve kombëtare të Bjellorusisë dhe Portogalisë. Pavarsisht mungesës së kampionateve kombëtare, lojtarët dhe tr.Afrim Bilali janë të gatshëm për të përfaqsuar sa më mirë Shqipërinë dhe për të dhënë një sinjal për rikthimin e normalitetit në Basketboll.

Dëshira është e madhe por burokracitë po çojnë drejt asfiksimit total të Basketbollit në Shqipëri.

Përfaqsimi i Shqipërisë në aktivitetet ndërkombëtare është detyrim i FSHB-së i përcaktuar sipas Ligjit të Sportit të hartuar nga shteti Shqiptar. Organizimi i ekipeve kombëtare faturon një kosto të majme për FSHB, në funksjon të grantit vjetor që akordohet nga shteti Shqiptar për Basketbollin.

Pjesëmarrja ka kosto të mëdha, por MOSPJESËMARRJA ka kosto edhe më të mëdha… të llogaritura deri në 100 mijë euro, një faturë më e madhe se granti vjetorë për basketbollin në Shqipëri.

Shprehja “Hip se të Vrava, Zbrit se të Vrava”, tashmë na erdhi rradha ta përdorim dhe ne. Kërkojmë zgjidhje, dhe nëse nuk ka ide mund të kopjojmë nga vendet fqinje.Pandemia kërkon kujdes, shëndeti është parësor, por vendet fqinje (pa përmendur vendet e zhvilluara Europiane) e kanë të qartë se shëndeti është sa fizik dhe psikologjik.Mund të jesh i vdekur dhe nëse mer frymë!

Sporti, Arti dhe Kultura japin vlera shpirtërore, tejet të rëndësishme për mirëqenien e njeriut.Vlerat po zhduken, po shkelen, dhe kujdesi për mirëqënien shihet sot për sot, a thua sikur nuk do të ketë më jetë pas Covid-19!Në prag të aktiviteteve ndërkombëtare, mbetemi me flamurë në gjysmë shtizë dhe kemi vetëm një pyetje për MASR-në:

“Çfar do të bëjmë me flamurin Shqiptarë?”

Z.Avni Ponari – President i FSHB

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport asllan rusi avni ponari basketbolli ferie hoti feti borova volejbolli asllan rusi avni ponari basketbolli ferie hoti feti borova volejbolli


Sondazh

Poll
Sport 27 Tetor 2020, 11:46

Mourinjo: Ehh… si kanë ardhur kohët

ANGLI – Hoze Mourinho sa herë fiton është edhe në formë për të bërë shaka. Kështu pas fitores minimale 1-0 të kësaj jave ndaj Bërnleit, trajneri portugez ka pos...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës