LIVE UPDATES
Bota

Në Uashingtonin e përçarë, fillon debati për Planin e Ri të Ndihmës ndaj Koronavirusit, Trump mbron bizneset

21 Korrik 2020, 06:30 Nga DOSJA
Në Uashingtonin e përçarë, fillon debati për Planin e

TIRANË– Ligjvënësit amerikanë u kthyen në Uashington të hënën, duke u përballur me negociata të rëndësishme me Presidentin Donald Trump mbi përmasat e një pakete të re fondesh për të luftuar pasojat e mëdha shëndetësore dhe ekonomike të pandemisë së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara.

Numri i infeksioneve të konfirmuara rishtazi u rrit në 70,000 në ditë javën e kaluar në SHBA, dhe ndihma federale prej 600 dollarësh në javë për miliona të papunë skadon në fund të korrikut. Por presidenti Trump dhe aleatët e tij republikanë në Kongres dhe demokratët e opozitës nuk kanë arritur ende një konsensus se çfarë ndihme të re të miratojnë dhe sa para të shpenzojnë. Muaj më parë, Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi miratuan një paketë ndihme prej më shumë se 3 trilion dollarësh, dhe pati një marrëveshje të pazakontë dypartiake. Por tani, në atë që ka të ngjarë të jetë marrëveshja e fundit për shpenzimin për koronavirusin para zgjedhjeve presidenciale dhe të Kongresit në 3 nëntor, presidenti Trump, ligjvënësit republikanë dhe demokratët po shprehin një varg përparësish që duhet tu japin zgjidhje para se Kongresi të largohet nga Uashingtoni në tre javë për pushimin vjetor të gushtit. Kongresi nuk do të kthehet deri në shtator.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë

Trump u takua të hënën me dy republikanët kryesorë, udhëheqësin e shumicës në Senat Mitch McConnell dhe udhëheqësin e pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve Kevin McCarthy, së bashku me sekretarin e Thesarit Steven Mnuchin, përpara se të fillojnë ato që pritet të jenë negociata kundërshtuese me liderët demokratë.

Mnuchin tha se plani i ri i shpenzimeve do të përqendrohej tek kthimi në shkolla i fëmijëve, vendet e punës dhe vaksinat.

Ne duam të sigurohemi që njerëzit që mund të shkojnë në punë të sigurtë, ta bëjnë këtë,” u tha Mnuchin gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Ne do të japim kredi tatimore që do të stimujë bizneset t’i rikthejnë njerëzit në punë.”

Në një përpjekje për të nxitur mëkëmbjen ekonomike, senatori McConnell dëshiron dispozita që frenojnë përgjegjësitë ligjore për bizneset dhe punëtorët nga pretendimet se kanë infektuar klientët me koronavirus. Trump ka bërë thirrje për heqjen e përkohshme të taksës prej 7.65% mbi pagat e punëtorëve, nga e cila do të përfitonin ata që janë duke punuar, por jo më shumë se 17 milionë të papunë në Sh.B.A. sepse ata aktualisht nuk kanë paga për tu taksuar.

Përfitimet e papunësisë

Ndërkohë, ligjvënësit demokratë dëshirojnë të zgjasin ndihmën federale prej 600 dollarësh në javë në përfitime më pak bujare të papunësisë nga shteti, deri në fund të vitit 2020 dhe të ofrojnë më shumë ndihma për qeveritë shtetërore dhe lokale për të qetësuar krizën e koronavirusit. Disa republikanë duan të ndërpresin pagesat fedrale të papunësisë, duke thënë se ato i dekurajojnë punonjësit të kthehen në punë, sepse disa punonjës kanë përfituar më shumë para nga ndihma federale për papunësinë sesa pagat që marrin kur punojnë. Disa ligjvënës kanë sugjeruar një kompromis, duke shtrirë përfitimet e papunësisë por duke i shkurtuar ato nga 200 deri në 400 dollarë në javë ose duke i kufizuar për punëtorët që paguheshin më pak para se të pushoheshin nga puna.

McConnell ka thënë se një marrëveshje e re e shpenzimeve për koronavirusin mund të arrijë në rreth 1 trilion dollarë, por demokratët duan një plan shumë më të madh, më shumë në përputhje me paketën 3 trilion dollarë që Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga Demokratët e miratoi në mes të majit. Kjo paketë, sidoqoftë, është bllokuar në Senatin e kontrolluar nga republikanët, ndërsa demokratët kanë bërë thirrje për miratimin e tij.

Në një intervistë në emisionin “Fox News Sunday”, Trump rekomandoi mbrojtjen e bizneseve ngja përgjegjësia.

Bizneset do të paditen vetëm se dikush hyn brenda,” tha Trump. “Ju nuk e dini se nga vjen ky virus. Ata do të ulen në një restorant dhe do të padisin restorantin, që pastaj falimenton. “

Ai gjithashtu tha se policia ka nevojë për imunitet nga paditë ndaj koronavirusit. Trump gjithashtu tha se ai “do të konsideronte” mos nënshkrimin e paketës nëse ajo nuk përfshin uljen e taksës së pagave. Agjencitë e lajmeve në SHBA kanë raportuar se disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë duan të shkurtojnë fondet shtesë për më shumë testime të koronavirusit, por demokratët dhe disa republikanë dëshirojnë të kundërtën: më shumë para për testimin dhe gjurmimin e kontakteve të të infektuarve.

Negociatat

Edhe pse Trump dhe ligjvënësit republikanë dhe demokratë kanë parashtruar përparësitë e tyre të shpenzimeve, nuk ka pasur negociata për një paketë kolektive për koronavirusin. Por, me mbarimin e ndihmës së papunësisë dhe numrin e rasteve të reja të koronavirusit, ka një mirëkuptim të përgjithshëm për nevojën për të rënë dakord për një plan para se Kongresi të niset për pushimin e tij veror.

Arritja në atë pikë në Uashingtonin politikisht të ndarë mund të jetë e vështirë, veçanërisht me zgjedhjet në pak më shumë se tre muaj. Udhëheqësi i Pakicës në Senat, Chuck Schumer tha në fund të javës së kaluar se ai nuk kishte dëgjuar ende asgjë nga McConnell ose Mnuchin.

Senatori McConnell po përpiqet të hartojë një projekt-ligj në zyrën e tij,” tha Schumer. “Por ai e di që një projektligj i hartuar nga republikanët nuk do të bëhet ligj. … McConnell e di nga përvoja e mëparshme se për të miratuar një projekt-ligj në Senat, ai duhet të punojë mes palëve. “

Marrë nga VOA

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota plani i ndihmes pas pandemise plani i ndihmes pas pandemise

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës