LIVE UPDATES
Aktualitet

Në Tiranë edhe vdekja ka frikë nga virusi

2 Maj 2020, 15:30 Nga DOSJA
Në Tiranë edhe vdekja ka frikë nga virusi

TIRANË -“Unë kujtova se do blije ndonjë lule, pa për të shitur mos pyet farë se nuk ka,”më tha Manushaqja duke nënqeshur. Gruaja e cila nuk është më shumë se 50 vjeç, tregoi se prej shumë kohësh ka qëndruar në afërsi të varrezave të Sharrës, për të shitur ndonjë lule të freskët ose artificiale.

“Po çfarë të bëjmë kemi mbajtur frymën me këto lule, por tani rrallë ka njerëz, plus shitës ka shumë, e shef ti si është rruga, më para kam qenë vetëm unë këtu,” tregon ajo nxitimthi e cila u zhgënjye se nuk isha një kliente e zakonshme.

Rrugët në afërsi të varrezave janë të mbushura më shitës lulesh, të cilët qëmtojnë me sy nëse do të ketë ndonjë vizitorë në varreza që për ta do të thotë disa para më shumë. Në rrugët e tilla gjithmonë ka trishtim por këtë radhë trishtimi ka ca ngjyra të tjera.

Gjatë rrugës për kthimin pashë një agjenci funerale, ku disa qytetarë që po qëndronin aty afër më thanë se po bënte ditë që ishte mbyllur e pronari punonte vetëm me anë të telefonatave.

Ai ka kohë që nuk rri këtu tek zyra. Vetëm po ta marrësh në telefon vjen se nuk ka çfarë bën këtu,” më thotë me gjysmë zëri një plak rreth të 70-tave që ishte ulur në parmakun e një dyqani tjetër pranë.

Teksa eci përsëri direkt mu kujtua zonja Manushaqe e cila e trishtuar tha se “kjo periudhë i ka lënë pa punë”.

Më tej afrohem tek një agjenci funerale tjetër për të pyetur më shumë nga kur ishin në mormalitet se sado që duam ta shmangim jeta dhe vdekja ecin bashkë. Pse pandemia na ka izolaur në çdo gjë? Por një shprehje thotë “kurioziteti e vrau macen”, në këtë rast kurioziteti më seriviri sjelljen pahijshme të një pronari të një agjencie funerale në afërsi të zonës së kombinatit.

“Kemi edhe hallin tuaj në tani. Ju doni informacione kot më kot, se nuk i shikoni njerëzit që kanë ngelur pa bukë. Ik andej se nuk ta kemi qefin,” më tha i irrituar.

Ndërkohë, administratori i Agjensisë Funerale “Dea” më shpjegoi se të gjitha varrimet përgjatë kësaj kohe bëhen të gjithë duke pasur një raport mjekësor që shpjegon edhe arsyen pse një person ka vdekur. Sipas tij nga një statistikë e fundit që, është kryer nga disa agjenci funerale së bashku ka rezultuar se maksimalisht këto 15 ditët e fundit mund të ketë pasur 7 deri në 8 vdekje në ditë në qytetet Tiranë e Durrës.

“Një pjesë kanë qenë në zonën e Tufinës, ndërsa një pjesë në zonën e Sharrës dhe ne marrim udhëzim për të gjitha varrimet që duhen respektuar masat e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërsa, për personat që kanë vdekur nga infeksioni i koronavirusit e di se trupat varrosen nga shteti dhe e përcaktojnë ata agjencinë funerale në varësi edhe të dëshirës së familjarëve,” tregon më tej ai.

Përpos faktit që numri i vdekjeve ka pësuar rënie dhe “puna” në agjencitë funerale ka ndryshuar, edhe diçka tjetër duket se ka marrë një rrjedh të ndryshme, ritet dhe zakonet e shqiptarëve.

Në biseda të ndryshme teksa konsumojmë drekën pas ceremonisë, kemi dëgjuar nga më të vjetrit të na thonë “ha një kafshatë bukë se është mirë”. Por Arbi nga agjenci funerale Alba 2000, më tregoi se tashmë dreka dhe grumbullimet e shumta të njerëzve për të përcjellë njerëzit në banesën e fundit, nuk janë më si përpara pandemisë.

“Kanë ndryshuar sepse edhe vete njerëzit janë bërë më të përgjegjshëm në këtë rast sepse nuk mund të grumbullohen si më parë për të dhënë lamtumirën e fundit për të njohurit. Pasi ruajnë distncimin social. Para pandemisë mund të ishin 100 njerëz në varrim, tashmë vijnë familjarët më të afërt, pra 3 deri në 5 veta maksimumi. Edhe ne si shtëpi funerale kemi marre masat tona që deri para pak ditësh lejonin te bënin homazh deri ne 3 veta duke ruajtur distancën,”tregon administratori.

Zoti Arbi më tregoi gjithashtu se për çudi numri i vdekjeve është më i ulët në krahasim me periudhën e vjetshme, duke shpjeguar se mund të ketë një sërë faktorësh që ndikojnë, ndër to edhe përgjegjshmëria e njerëzve.

Sidomos në këtë periudhë ka rënën numri i vdekjeve. Gjithashtu, edhe shpenzimet kane rënë, duke hequr dore nga marrja e autobusëve apo dreka normalisht që kane rënë. Tani është bërë një ceremoni e thjeshtë vetëm arkivol makinën dhe kurorat, nuk ka me si me parë kur njerëzit shpenzonin shifra të mëdha,” tregon ai.

Por sikur të mos mjaftonte kjo pandemia ka thelluar edhe më shumë informalitetin edhe për pllakat e varreve. Eftiha, administratorja e punimeve të mermerit për varre e kompanisë Riviera, tregon se personat që nuk dinë të bëjnë këtë punë tamam dhe nuk paguajnë taksa, kanë nisur të vjedhin edhe gërma prej metali nga varret ekzistuese që të plotësojnë një emër për një varr tjetër.

Tatimet dhe taksat nëse nuk paguajmë ne, me çfarë do mbahet shteti. Jam mese e bindur, jam gati t’i paguaj të gjitha dhe i lutem shtetit që të me krijojë mundësi që, të paguaj lekët, por duke zhdukur informalitetin,” shprehet zonja shumë e shqetësuar.

Më pak njerëz, .. më pak vdekje.., më shumë të papunë, cfarë dreqin po kërkon të na tregoj ky virus vdekjeprurës që ende nuk e dimë se kur do ta mundim.

Nga; Anxhela Celanji

Marrë nga: Gazeta Si

(A.K.Dosja.al)

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tirane tirane

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet