LIVE UPDATES
Bota

Në mbrojtje të qytetarëve gjermanë? Të vetëshpallurit policë

17 Nëntor 2019, 16:40 Nga DOSJA
Në mbrojtje të qytetarëve gjermanë? Të

GJERMANI- “Hej, ju aty!”, u thërret Oliver Niedrich dy vajzave që para katedrales së Berlinit kanë mbledhur disa nënshkrime. Tani ato kalojnë para një burri me jelek të kuq. Niedrich dhe shokët e tij i kategorizojnë dy femrat si mashtruese ose hajdute xhepash, por këtë nuk mund ta provojnë. Skena që zhvillohet pak minuta polarizon njerëzit përreth. Një grua i falënderon djemtë për punën e tyre, kurse një kalimtar tjetër njofton policinë.

„Herë pas here ndeshim edhe njerëz që nuk na duan”, thotë Niedrich duke qeshur. Kur vjen polici, ai verifikon vetëm kartën e tij të identitetit. Kaq, jo më shumë. Niedrich e di: „Mbrojtja Qytetare” është legale, për sa kohë që ata nuk arrestojnë dikë apo ushtrojnë dhunë. Këta djem lejohet të mbajnë edhe jelekët e kuq.

Niedrich është njëri nga 20 anëtarët e iniciativës së Berlinit „Krijoni zona të mbrojtura“. Dy ose tre djem me jelekë të kuq dhe me një S të stilizuar kalojnë nëpër ato lagje të qytetit, që ata i konsiderojnë si vatra të kriminalitetit. „Krijoni zona të mbrojtura” gjermanisht: „Schafft Schutzzonen” – mund të shkurtohet me SS, si organizata famëkeqe e Hitlerit, SS-t „Schutzstaffel” në Rajhun e tretë. Sebastian Schmidtke e hedh poshtë këtë lidhje me vendosmëri.

Ekstremistë të djathtë dhe me vepra penale

Këtë fushatë për „zonat e mbrojtura” e ka krijuar partia ekstremiste e djathtë, NPD, partia nacionaldemokratike e Gjermanisë. Përfaqësuesit e saj thonë, se ata patrullojnë kryesisht në zonat turistike apo lagjet me shumë migrantë. Aty ata duan të kujdesen „për siguri dhe rregull.” „Shumë gjëra kanë ndryshuar me ardhjen e atë huajve”, thotë Sebastian Schmidtke nga dega e partisë NPD në Berlin, e që i organizon grupet e mbrojtjes. Sebastian Schmidtke është dënuar disa herë për nxitje të urrejtjes. „Ne kemi probleme aty, ku janë ngritur qendra azili”, thotë ai. Gjërat janë „zhvilluar negativisht. Ardhja e të huajve luan rol këtu. Dhe para realitetit nuk mund t’i mbyllësh sytë.”

Por në të vërtetë realiteti është një tjetër: Sipas të dhënave të autoriteteve, shifrat e kriminalitetit, si në Berlin edhe në Gjermani kanë rënë. Politikanët dhe sociologët janë të mendimit se këta ruajtës të vetëshpallur të rendit ndjekin qëllime të tjera, ndryshe nga ajo që thonë. Pra, nuk bëhet fjalë për siguri, por për të frikësuar migrantët dhe për të përdorur armiqësinë kundër të huajve për qëllime politike.

Autoritetet janë të alarmuara

Autoritetet e shohin me sy kritik aktivitetin e të ashtuquajturave „grupe mbrojtëse qytetare”, por i kemi duart të lidhura, për sa kohë këto grupime nuk kalojnë kufij të caktuar. Qeveria gjermane në një përgjigje të grupit parlamentar „E Majta” ka bërë të qartë: „Grupet mbrojtëse qytetare nuk kanë kompetenca më të zgjeruara se qytetarët e tjerë.” Me gjasë ka një „kufi të paqartë mes thirrjes për krijimin e ‚grupeve mbrojtëse qytetare‘ drejt një paraqitjeje të pavarur të tyre për siguri e rregull, përtej monopolit shtetëror të shtetit apo madje edhe veprimeve të dhunshme.”

Fenomeni nuk është i ri. Pas bashkimit të Gjermanisë në vitin 1990 u krijuan grupime të tilla të pavarura të mbrojtjes qytetare në lindje, e që kishin vërtet në fokus sigurinë në fshatra e qytete të vogla. Shumica nuk paraqesnin probleme. Por me shtimin e refugjatëve nga viti 2015, ato e ndryshuan fytyrën e tyre, thotë Bernd Wagner, kriminolog dhe drejtues i EXIT, një organizate që kujdeset për të ndihmuar ekstremistët e djathtë të dalin nga qerthulli ekstremist. Kurse mbi situatën në Berlin, Administrata e Senatit të Berlinit i shkruan Deutsche Welles se „ne i sigurisht i refuzojmë të ashtuquajturat gruppe të mbrojtjes qytetare dhe aksionet që kryejnë ato. Ka arsye të forta pse monopoli i pushtetit është në duar të shtetit.”

Edhe autoriteti i Mbrojtjes Kushtetuese në Berlin, shërbimi informativ i brendshëm gjerman, i ndjek fushatat e zonave të mbrojtura, ku NPD përpiqet të paraqitet si „forca mbrojtëse” kundër të supozuarës „dhunë e të huajve” dhe „si inskenuese e zonane No-Go”. Edhe qeveria gjermane pranon sipas raportimeve në media, se tek grupet e vetëshpallura të mbrojtjes qytetare „ka shenja të potencialit ekstremist të djathtë.”

Sebastian Schmidtke reagon: „Të na krahasosh ne me terroristët do të thotë të mos njohësh realitetin”, thotë funksionari i NPD-së, Schmidtke. „Ne patrullojmë, shohim, nëse ajo zonë është e sigurtë.” Schmidtke është i mendimit, se qytetarët e vlerësojnë patrullimin. „Për mua nuk ka rëndësi si emërtohem. Ne e bëjmë këtë nga bindja dhe e shohim si një gjë të arsyeshme. Nuk më intereson, nëse na quajnë ekstremistë të djathtë‘”, shprehet Sebastian Schmidtke.

(Marrë nga DW)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota grupet mbrojtëse qytetare oliver niedrich policet ne gjermani grupet mbrojtëse qytetare oliver niedrich policet ne gjermani

Sondazh

Poll

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet