Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Procesi i vetingut në Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës e SHÇBA pritet të nisë për pak ditë, por të vetmit që do të përballen me komisionin duket se do të jenë 300 drejtuesit e lartë.
Urdhri i dytë duket se ka anuluar të parin. Ministri Sandër Lleshaj ka propozuar disa ndryshime thelbësore në ligjin e miratuar më parë, të ideuar nga paraardhësi i tij Fatmir Xhafaj. E me këto ndryshime, më shumë se 12700 punonjës Policie e Garde do të marrin frymë lirisht. Ndryshe nga drejtuesit e lartë, vetingun e tyre do ta bëjë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.
Me propozim të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave ka miratuar të mërkurën ndryshimet ne ligjin 12/2018 për vetingun në Policinë e Shtetit. Këto ndryshime parashikojnë që ky proces të kryhet për funksionet e larta drejtuese në Polici dhe në SHÇBA. Vetëm 300 drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, të cilët do të vlerësohen për 3 komponentët, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aspektin profesional, nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, i kryesuar nga Viktor Bërdo.
Projektligji me 10 nene, që pritet të votohet në Kuvend, shfuqizon nenet e ligjit për Komisionin Qendror të Vlerësimit dhe Komisionin Vendor të Vlerësimit, si dhe Sekretariatet Teknike të tyre. Ato zëvendësohen nga SHÇBA, që do kryejë verifikimin për të gjithë punonjësit e tjerë të Policisë, nga ata me gradën kryekomisar deri tek punonjësit e nivelit bazë me gradën më të ulët.
VETINGU
Ligji i vetingut u pati dhënë vetëm 1 muaj kohë punonjësve të Policisë për të kryer të gjitha procedurat e nevojshme, në funksion të plotësimit të 3 formularëve që do vërtetojnë: Pastërtinë e figurës, pasurinë dhe aspektin profesional. Vetë punonjësit e Policisë e konsideronin si një mision të pamundur. Plotësimi i dokumentacionit nisi në prill dhe u mbyll në maj të vitit të kaluar. Shumë nga punonjësit e Policisë, që e kishin parë si mundësi edhe largimin nga Policia, u larguan, duke mos i dorëzuar dokumentet. Jo se kishin frikë nga vetingu, por nga dyshimet se nuk do ishin në gjendje të gjenin në kohë dokumentet që u duheshin. Për disa prej tyre, shtëpitë, makinat, arsimimi i fëmijëve, ishin produkt i një pune të gjatë e kursimeve familjare.

Por siç shpreheshin ata: “Kush e kishte menduar se duheshin ruajtur të gjitha borderotë, faturat, aktet noteriale, që edhe mund të kenë humbur…” Për të gjitha këto, atyre u duhej të orvateshin institucioneve për t’i gjetur, duke u përballur me burokracitë që këtu na ndodh rëndom t’i ndeshim. Madje, për disa kishte edhe kosto shumë të lartë financiare për buxhetin e tyre modest familjar. Nuk munguan edhe rastet më të rënda. Dy punonjës Policie kryen vetëvrasje gjatë kohës kur duhej të plotësonin dokumentacionin përkatës për vetingun. Zyrtarisht nuk u tha asnjëherë se arsyeja ishte kjo, por miqtë e familjarët e tyre nuk gjenin dot asnjë motiv tjetër për të shpjeguar motivet që i çuan ata t’i jepnin fund jetës. E pasi ndodhi e gjithë kjo, duket se dikush u kujtua që nuk paska qenë i nevojshëm ky stres që iu shkaktua punonjësve të thjeshtë të Policisë së Shtetit. Ligji i vetingut ndryshoi në favor të tyre, por jo pa pasoja.
ORET SHTESE
Një tjetër kërkesë e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, në favor të punonjësve të Policisë së Shtetit, drejtuar Këshillit të Ministrave, përveç ndryshimeve në ligjin e vetingut, janë edhe pagesat e prapambetura. Burime nga Ministria e Brendshme thanë dje se me kërkesë të ministrit Lleshaj, Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar akordimin e fondit për pagesën e detyrimeve të prapambetura për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit. Bëhet fjalë për pagesën e orëve shtesë, turneve të dyta, etj..
Marrë nga Panorama
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SHKODËR– Ditën e nesërme në qytetin e Shkodrës, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë mbledhjen e Asamblesë së Madhe të PS. Në mbledhje Rama do të jetë sho...
Ashtu sikurse kryebashkiaku i Skraparit Nesim Spahiu, edhe Kryebashkiakja e Prrenjasit, Miranda Rira ka apeluar tek ndërkombëtarët dhe ambasada amerikane, lidhu...
Tiranë-Rudina Hajdari është ndër të paktët deputetë që nuk e dorëzoi mandatin e saj pas vendimit që mori Partia Demokratike. (lexo këtu)Në lidhje me këtë vendim...
TIRANE- Një tjetër kandidat nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim pranon mandatin dhe dorëzon formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgj...
Deputeti Nard Ndoka dhe kandidati për deputet Agron Duka kanë firmosur dorëheqjen nga mandati i tyre si deputet. Në foton e mëposhtme të siguruar nga Dosja.al s...
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, në një postim në rrjetet sociale, ka komentuar një qëndrim të një medie Gjermane, të cilët në p...
Me anë të një letre Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, u ka kërkuar ndjesë qytetarëve dhe bizneseve që u prekën nga gazi lotsjellës që u ...
TIRANË- Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dorëheqjet e kandidatëve të cilëve u k...
GRAMSH- Në kuadër të konsultimeve të vazhdueshme me strukturat, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla j shoqëruar nga deputeti Ana...
TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve , Klement Zguri, ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren ne Gjermanisë në Tiranë, Susane Shultz. Ka q...