Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
VLORË– Besmir Lulaj lindi në vitin 1990, atëherë kur Shqipëria e dalë nga regjimi diktatorial me kufij të mbyllur, ishte e etur për botën e veçanërisht Europën.
Të lidhur me Italinë nëpërmjet detit Jon, shqiptarët nisën emigrimin e paligjshëm.
Së pari me anije ditën për diell, e më pas me gomone gjatë natës, për t’i shpëtuar policisë kufitare të shtetit fqinj. Në ato vite gomonet morën shumë jetë njerëzish.
Sot, 30 vite më pas, Besmiri drejton biznesin e familjes, Marina Bay Resort, një prej resorteve më të njohur në jug të Shqipërisë, në Vlorë.
Ndërrim i destinacionit
Ai ka gjetur një simbolikë të veçantë turizmi: sjelljen me gomone luksoze të turistëve italianëve nga Puglia, në Vlorë.
“Për ne që e kemi jetuar një ndryshim kaq të shpejtë është edhe një lloj krenarie, pasi nga një vend që shkonim për të parë ëndrrën, pa marrë parasysh të gjithë risqet që mbartte një udhëtim i rrezikshëm, sot kthehemi në një vend që mirëpret turistët kuriozë, turistët e aventurës në një udhëtim tejet të sigurtë.” – thotë Besmiri.
Udhëtimi i sigurtë dhe i rehatshëm nga brigjet italiane në ato shqiptare zgjat rreth 2 orë e gjysmë. Ideja e bashkëpunimit mes Lulajt dhe partnerëve italianë lindi dy vite më parë gjatë një panairi turizmi. “Ka turistë që e kanë eksperiencë të parë dhe thjesht vijnë e ikin. Ndërkohë që këtë vit ne e shtuam gamën e ofertës, duke bërë një exchange/shkëmbim të turistëve. Pra ata vijnë dhe qendrojnë tri ditë tek ne, ndërkohë që ne nisim një grup shqiptar që shkon e qendron tri ditë në Puglia, kryesisht në zonën e Otrantos, dhe secili merr eksperienca të ndryshme duke bërë të njëjtin itinerar.” – thotë Besmiri.
Ndërkohë që Besmir Lulaj bëhet gati për këtë sezon veror për grupin e parë të turistëve italianë që vijnë me gomone luksoze, bregdeti i Vlorës rezulton të jetë tërësisht i prenotuar gjatë muajve korrik dhe gusht me turistë nga e gjithë bota.
Marrë nga DW.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
VALBONË– Një turiste zvicerian e cila ishte nisur e vetme në një udhëtim në Alpe, ka mbetur e bllokuar në Qfën e Valbonës. Turistja qëndroi tre orë e bllok...
GREQI– Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë ditën e djeshme. Një shqiptar, ka marrë një thike kuzhine dhe u nis drej shtëpisë së ish-bashkëshortes së tij në...
LAÇ– Një sherr i pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme në Kishën Shna Ndou në Laç. Një qytetar ka denoncuar në ‘JOQ’ me video ngjarjen e ndodhur. S...
TIRANË– Në vend do të hyjnë në qarkullim masat ajrore të qendrueshme. Orët më diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit por nuk do të ...
TIRANË– Paskal Milo i ftuar mbrëmjen e sotme në Open në Top Channel foli për rishkrimin e historisë së vendit tonë.Ai tha se kur rishkruhet historia ...
TEPELENË– Dosja.al ka zbardhur rrethanat e vrasjes së biznesmenit Çajup Selimi, i cili u ekzekutua mbrëmjen e sotme në Tepelenë. Mësohet se dy...
TIRANË– Kryegjyqtarja Enkeleda Kapedani për të cilën ILD-ja ka kërkuar shkarkimin nga detyra, ishte dhe mjaft romantike. Dosja.al ju sjell disa video...
KUKËS- Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar rastin e një qytetari që është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim prej 11 ditësh gabimisht. Leandro Përgjegaj,...
KUKËS- Emisioni Stop denoncoi rastin skandaloz të Prokurorisë dhe të Gjykatës së Kukësit, që për shkak të gabimeve në hetim dhe detyrës së pakryer, një qyt...