"Burgu i Ali Demit është kthyer në burg të hapur", Manja: Ditën në punë, natën në burg! Kemi njoftu...
Sport
Ndryshimet në PSG nuk do të ndikojnë te presidenca e sheikut Al Khelaifi…
14 Mars 2022, 11:30Nga DOSJA
FRANCE – Është ende e vështirë të matet dëmi i shkaktuar PSG-së nga eliminimi i skuadrës nga Champions League nga Real Madridi. Ajo që “MARCA” ka mundur të konfirmojë, është se ndryshimet që po vijnë nuk kanë të bëjnë me Nasser al Khelaifi, presidentin e klubit.
Al Khelaifi, i cili ka mbetur në Francë që nga kthimi prej Madridit, do të jetë sërish në krye të ndryshimeve të ardhshme sportive.
Klubi duhet ende të sqarojë modelin e tij të ardhshëm sportive, por dihet mirë se e ardhmja e Leonardos si drejtor sportiv dhe Pochettino në pankinë janë në ajër më shumë se kurrë.
Disa nga vendimet e fundit të drejtorit sportiv janë vënë në pikëpyetje nga Parisi. Sa i përket Pochettinos, asnjëra nga dy palët, nuk e ka shumë të qartë, nëse duan të vazhdojnë së bashku. Trajneri ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij, por klubi mund ta ndërpresë marrëdhënien për vitin e mbetur.
Megjithatë, Al Khelaifi vazhdon të jetë një njeri i fortë edhe në shtetin e Katarit, deri në atë pikë sa u emërua ministër pa portofol, për të marrë përgjegjësi të ndryshme që i janë caktuar nga sheiku Tamim bin Hamad Al Zani.
Sa i përket skuadrës, klubi është ende në pritje të vendimit të Kylian Mbappé. Lojtari nuk ka asnjë detyrim të komunikojë me klubin, pasi është në vitin e fundit të kontratës së tij. Por duke pasur parasysh marrëdhënien shumë të veçantë me vetë Al Khelaifin, çdo lëvizje do të komunikohet, duke qenë se klubi do të dijë nëse lojtari zyrtarisht nuk do ta rinovojë kontratën e tij.
B.T (Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
FRANCE – Gjatë natës, nga e diela deri të hënën, në muret e qendrës stërvitore të PSG-së në “Camp des Loges” janë mbushur me parrulla.Këto mbishkrime fyes...
MAROK – Rreth 160 persona, duke përfshirë 90 të mitur, u arrestuan të dielën pas dhunës mes tifozëve, që la dhjetëra të plagosur gjatë një ndeshje kupe në...
ANGLI – I munguar në fitoren e Manchester United kundër Tottenham të shtunën (3-2), kapiteni Bruno Fernandes më herët ka rezultuar pozitiv me Covid-19.Por...
UKRAINE – “Për mua, sporti nuk ka të bëjë fare me politikën dhe ekonominë. Sporti është kulturë dhe ai duhet të mbetet gjallë. Njerëzit duhet të vazhdojnë...
SHBA – Sezoni i Inter Miamit duket se nuk do të rritet. Skuadra ka dy humbje dhe një barazim në ndeshjet e para të MLS-së dhe tani në qendër të kritikave ...
GJERMANI – A ju kujtohet Felix Magath, ish-trajneri i Bayern Munich dhe i Schalke 04? Ndoshta jo, por në Gjermani, nuk e ka harruar dhe fshirë nga lista t...
MAROK – Hakim Ziyech nuk do të marrë pjesë në kombëtaren e Marokut për ndeshjen e “play-off”-it kundër Kongos për botërorin “Katar 2022”. Një vendim të ng...
FRANCE – PSG është rikthyer në shtëpi me humor të ulët pas humbjes në Champions League, sepse ky ishte objektivi kryesor i sezonit për skuadrën periziene,...
SPANJË– Barcelona fiton ndaj Osasunas me shifrat 4-0 në javën e 28-të të La Ligas. Një sfidë pa shumë histori, pasi Barcelona realizoi tri gola që në...