LIVE UPDATES
Politike

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ VOA: Maxhoranca bëri një hap pas, u ndikua nga presioni i ndërkombëtarëve

29 Shtator 2020, 16:59 Nga DOSJA
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ VOA: Maxhoranca bëri një hap pas, u

TIRANË– Në Shqipëri, shumica socialiste shtyu për javën e ardhshme miratimin e ndërhyrjeve në Kodin Zgjedhor, ndërsa deklaroi sot se është e gatshme të bëjë një tjetër përpjekje për të gjetur një kompromis me opozitën jashtëparlamentare për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Këtë e bëri të ditur, në një shpjegim të gjatë, dërguar anëtarëve të Këshillit Politik, deputeti Damian Gjiknuri, si kundërpërgjigje ndaj argumentave të paraqitura dy ditë më parë nga përfaqësuesi demokrat Oerd Bylykbashi dhe ai i LSI-së, Petrit Vasili. Opozita jashtë parlamentare, kërmbëngul se nuk ka arsye që të ndryshojë formula e deritanishme e koalicioneve, ndërkohë që listat e kandidatëve bëhen plotësisht të hapura.

Në letrën e tij, zoti Gjiknuri ndonëse hedh poshtë argumentat e opozitës, shprehet se propozimin e PD-LSI-së do t’ja përcjellë Komisionit të Ligjeve i cili “po shqyrton amendamentet për të përafruar qëndrimet me propozimet që ka sjellë dhe opozita parlamentare”, shkruan përfaqësuesi socialist duke shtuar se “natyrshëm do të bëjmë edhe një përpjekje të fundit për një kompromis me opozitën jashtëparlamentare, pa vënë në rrezik arritjet dhe filozofinë e re që përcakton fryma e ndryshimeve kushtetuese për çështjen e koalicioneve”. Praktikisht për këtë temë ai mbyll çdo shteg diskutimi të mëtejshëm. Socialistët këmbëngulin se ndryshimet kushtetuese imponojnë koalicione me një listë të vetme kandidatësh dhe jo në formën që ka ekzistuar deri më tani, ku secila parti, pjesmarrëse në koalicion, kishte një listë të sajën.

Nga ana tjetër, ai ka lënë të hapur derën për të diskutuar rreth formulës së listave të hapura apo dhe pragun, ndërsa shkruan se bisedimet do të duhet të fokusohen “në çështjet e tjera të projektligjit, siç janë pragu apo mënyra e ri-rënditjes së kandidatëve bazuar në votën preferenciale të zgjedhësve”. Propozimi socialist për listat është kritikuar me forcë dhe nga opozita parlamentare, e cila ishte në fakt nxitësja e ndryshimeve që do të lejonin lista të hapura, ku deputetët të mund të zgjidhen në bazë të preferencave të votuesve.

Ndërsa dje shumica dukej e vendosur për të ecur përpara me shpejtësi drejt përmbylljes së ndërhyrjeve në Kodin Zgjedhor, dhe kishte parashikuar që gjatë ditës së sotme të miratonte ndryshimet për t’i votuar më pas të enjten në sallë, ajo bëri një hap pas, duke shtyrë votimin për të hënën e ardhshme, ndërsa të enjten do të ulet të diskutojë në Këshillin politik me opozitën jashtëparlamentare.

Ky ndryshim duket se është ndikuar nga presioni i faktorit ndërkombëtar. Gjatë ditës së djeshme ambasadorja amerikane Yuri Kim përshëndeti opozitën jashtëparlamentare e cila u shfaq me një propozim konkret të sajin. Ambasadorja amerikane përsëriti dhe një herë se marrëveshja e 5 Qershorit që çoi në disa ndryshime të Kodit zgjedhor, bazuar në rekomandime të OSBER-ODIHR-it “është arritur në një mënyrë që ishte gjithëpërfshirëse dhe transparente. Çdo palë që e ka nënshkruar atë letër duhet t’i qëndrojë fjalës së dhënë. Eshtë çështje nderi. Firma ime nuk është mbi atë letër. Ata që e firmosën janë personat përgjegjës për të zbatuar 5 qershorin. Pritshmëria ime është që 5 Qershori të respektohet e nëse palët bien dakord për masa të tjera përtej 5 Qershorit, ne do ti mbështesim”, theksoi ambasadorja Kim.

Edhe ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, në një postim në Twitter ritheksoi “qëndrimin tonë që marrëveshja e 5 Qershorit, e cila ka zbatuar rekomandimet e OSBE / ODHIR mbi reformën zgjedhore , duhet të respektohet. Ne gjithashtu nënvizojmë rëndësinë që çdo propozim për ndryshime të mëtejshme në nenet e Kodi zgjedhor, të cilat shkojnë përtej fushëveprimit të marrëveshjes së 5 qershorit, të diskutohen siç duhet në kuadër të Këshillit Politik në një mënyrë bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse përpara se të votohet në Parlament”.

Marrë nga Zëri i Amerikës

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli politik keshilli politik

Sondazh

Poll
Politike 29 Shtator 2020, 14:56

Bashkimi Evropian do të japë 40 milionë euro për rindërtimin dhe restaurimin e monumenteve të kulturës në vend të dëmtuara nga tërmeti i 26 nentorit.Për marrëve...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet