Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
Ndreu: “Kastrioti ende skuadër naive, kemi nevojë për afrime në janar”
26 Dhjetor 2020, 11:48Nga DOSJA
TIRANE – Sot në konferencë për shtyp, në prag të takimit ndaj skuadrës së Laçit për javën e 11-të të kampionatit, ka dalë për të folur trajneri i skuadrës krutane, Ramazan Ndreu. Tekniku u shpreh se Kastriotit është një ekip ende naiv dhe shtron nevojën për ndërhyrje në merkaton e janarit.
ANALIZA?“Në përgjithësi, të them të vërtetën, nga gjithë 90-minutëshi isha i kënaqur, duke përjashtuar minutat e fundit. E kam deklaruar dhe më parë që jemi akoma një skuadër e brishtë, që nuk e kuptojmë se në fraksion sekonde merr golin. Kjo na bën që të jemi të kujdesshëm, sidomos nga ana psikologjike. Duhet të punojmë shumë që lojtarët të jenë të vëmendshëm në çdo sekondë. Pra po t’i bësh një analizë të gjitha ndeshjeve të zhvilluara deri më tani, do të thoja që marrim gola shumë të lehtë, marrim gola me një vendosje sporadike dhe dhurojmë gola. Megjithatë, me shumë punë, mendoj që në javët në vazhdim do të përmirësohemi, pasi vend për përmirësim ka në çdo ndeshje që kalon”.
MERKATO?“Ndoshta e kam thënë dhe herë të tjera që me kalimin e kësaj pjese të kampionatit. Që do të thotë me 30 dhjetor, ndoshta na lind nevoja që të përforcohemi në dy reparte në mesfushë dhe mbrojtje, në dy qendrat, në mënyrë që të kemi garanci për vazhdimësinë. Pasi jemi të ndërgjegjshëm që në këto ngjeshje të kalendarit, lind nevoja që lojtarët që kanë njëfarë eksperience edhe mund të lihen ndonjë ndeshje pushim. Aktualisht ne nuk e kemi këtë luks për të lënë lojtarë pushim, sepse jemi pak”.
NDESHJA?“Kuptohet, është ndeshje shumë e vështirë, për mua është kundërshtari më i fortë, i cili do një vlerësim të jashtëzakonshëm, për të marrë maksimumin. Skuadrën në përgjithësi e kemi të plotë, me disa mungesa që nuk ndikojnë te grupi. Ndaj, nëse lojtarët do të jenë të përqendruar, nëse lojtarët do të angazhohen gjatë gjithë 90-minutëshit, nëse lojtarët do të jenë të kujdesshëm në dy fazat, si në atë të sulmit dhe në mbrojtje, them që do ta fitojmë ndeshjen”, u shpreh Ndreu.
B.T (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE – Nesër, në orën 16:45, në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, bardheblutë e Tiranës do të luajnë një ndeshje shumë të vështirë, ndaj Teutës, një kundër...
AUSTRALI – Melburni e thërret zviceranin Roxher Federer të marrë pjesë në “Australia Open”, turneun e parë Grand Slam të tenisit në vitit të ri. “Ne...
ITALI – Fundvitet janë edhe kohë analizash dhe bilancesh. Evidentohen sukseset, por edhe dështimet. E famshmja italiane “La Gazzetta dello Sport” ka përgatitur ...
ITALI – Një tjetër vlerësim për Henrik Mkhitarian, i cili për herë të dhjetë, u cilësua si lojtari më i mirë armen i vitit. Mesfushori sulmues 31-vjeçar,...
ANGLI– Sulmuesi i Liverpool dhe Egjiptit, Mohamed Salah ditën e sotme i është nënshtruar një zemërimi nga tifozë të pakënaqur që ylli musliman ndau një me...
SPANJË-Marcos Alonso, futbollisti i Chelseat do të largohet në janar. Mbrojtësi spanjoll është jashtë planeve të klubit për shkak të zënkës me trajnerin La...
ANGLI-Gabriel Jesus dhe Kyle Walker janë dy yjet e Manchester City-t që janë prekur nga koronavirusi. Dy futbollsitët dhe dy anëtarë të stafit do të qëndrojnë n...
SPANJE – Superylli argjentinas ishte dukur i sigurt, se do të largohej nga klubi verën e kaluar dhe e ardhmja e tij mbetet e paqartë, me kontratën e tij në fund...