LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndërtimet te Kopshti Botanik/ Rektori Mynyr Koni: Vendim arbitrar, do ndjek hapat ligjorë

19 Shtator 2019, 16:46 Nga DOSJA
Ndërtimet te Kopshti Botanik/ Rektori Mynyr Koni: Vendim arbitrar, do ndjek

TIRANË- Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni ka reaguar për për rrëmbimin e Kopshtit Botanik që po i bën qeveria dhe bashkia e Tiranës.

Gjatë një deklarate për mediet, rektori Koni shprehet se ky vendim është i padrejtë dhe se nuk do të lejojë cënimin e autonomisë dhe se do të ndjekë të gjithë hapat.

Ai shprehet se ky vendim cënon rëndë autonominë dhe lirinë akademike, si dhe bie ndesh me ligjin e arsimit të lartë.

Disa ditë më parë qeveria me anë të një vendimi kaloi pronësinë e Kopshit Botanik nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës tek Bashkia Tiranë. Pas këtij vendimi ka ardhur një deklaratë nga dekani i këtij fakulteti i cili tha se ishte një vendim i paligjshëm. Kërkesa për ndryshimin e pronësisë të kësaj hapësire u bë nga Veliaj gjatë fushatës elektorale, duke i premtuar Ramës se nëse ndodhte kjo ai do të përfundonte projektin e Kopshit Zoologjik.

Deklaratë për shtyp e Rektorit te Universitetit te Tiranës prof.dr. Mynyr Koni:

Me anë të kësaj deklaratë për shtyp, në cilësinë e Rektorit të UT, dua të informoj të gjithë stafin e Universitetit të Tiranës, por sidomos pedagogët dhe ish-pedagogët e nderuar, studentët dhe stafin ndihmës, që pothuajse për 65 vjet, kanë kontribuar në formimin dhe zhvillimin e Kopshtit Botanik, një strukturë në varësi të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, deri tani pronë në përgjegjësi administrimi e Universitetit të Tiranës, dhe sigurisht, nëpërmjet kësaj deklarate, dua të informoj edhe mbarë opinionin publik, sesi qëndron në fakt e vërteta mbi Kopshtin Botanik dhe Vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave në lidhje me të, si një çështje sa e rëndësishme, por edhe delikate për pasojat që sjell ky Vendim në Universitetin e Tiranës.

Me Vendimin nr.510 datë 17.07.2019 të Këshilllit të Ministrave ‘Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të disa pasurive të paluajtshme në zonën kadastrale 3292 (Kopshti Botanik) dhe për një ndryshim në Vendimin nr.430 datë 02.07.2014, të Këshillit të Ministrave, ‘Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Universitetit të Tiranës’, të ndryshuar, i botuar në Fletoren Zyrtare nr.105 datë 19 Korrik 2019, është bërë kalimi i Kopshtit Botanik në pronësi të Bashkisë Tiranë.

Sipas këtij Vendimi, Universitetit të Tiranës i hiqet prona me emërtimin ‘Kopshti Botanik’ dhe i kalon në pronësi Bashkisë Tiranë.

Së pari dëshiroj të theksoj me forcë se, marrja e këtij Vendimi është në shkelje të hapur të autonomisë të Universitetit të Tiranës dhe në kundërshtim të plotë me ligjin e arsimit të lartë 80/2015.

Që nga shkresa e parë zyrtare në lidhje më këtë çështje dhe deri në daljen e këtij Vendimi, si në shumë çështje dhe problematika të tjera që ka patur Universiteti i Tiranës, procedura është sa e parregullt nga ana ligjore, por edhe me një mungesë të theksuar transparence nga ana e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, por edhe nga Bashkia Tiranë.

Kështu, Bashkia Tiranë, me shkresën nr.36325 datë 02.10.2018, ‘Ftesë për bashkëpunim’, drejtuar Rektorit të UT, Administratorit të UT dhe Dekanit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, kërkoi organizimin e një takimi të përbashkët këshillues për të folur rreth projektit për rikonceptimin dhe rehabilitimin e Kopshtit Zoologjik dhe të gjithë hapësirës publike, dhe, sipas tyre, nevojitet të integrohej edhe territori i Kopshtit Botanik. Pas komunikimeve zyrtare me Bashkinë Tiranë ( shkresat e Rektorit nr.4467/1 datë 09.10.2018 dhe nr.4467/5 datë 25.10.2018, drejtuar Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z.Erion Veliaj), në datën 29.10.2018, u zhvillua ky takim, në të cilin u ra dakort që Bashkia Tiranë të përcillte një draft marrëveshje në lidhje me këtë çështje.

Në datë 1 Nëntor 2018, nga Bashkia Tiranë, nëpërmjet e-mailit, është përcjellë draft marrëveshja, e cila në thelb parashikonte kalimin e Kopshtit Botanik në pronësi të Bashkisë së Tiranës, e cila, pasi u diskutua me Drejtorinë Juridike të UT, nga ana ligjore dhe sigurisht me palën e interesuar (Kopshti Botanik/ Fakulteti i Shkencave të Natyrës), u refuzua të vijohej me procedurat e mëtejshme të miratimit dhe të nënshkrimit të saj, për shkak se nuk gjente mbështetje ligjore.

Edhe në takimin e zhvilluar në fillim të muajit Nëntor 2018 ndërmjet Drejtorit Juridik të UT dhe Drejtorit Juridik të Bashkisë Tiranë, ky i fundit, u bë me dije përsëri, në mënyrë verbale edhe nëpërmjet e-mailit, për mosrënien dakord të nënshkrimit të draft marrëveshjes së propozuar, e cila sillte për pasojë kalimin e Kopshtit Botanik në pronësi të Bashkisë Tiranë, duke argumentuar edhe arsyet e mospranimit të nënshkrimit të saj.

Në datën 19 Korrik 2019, nga Këshilli i Ministrave, përcillet zyrtarisht VKM nr.510 datë 17.07.2019, i cili, tashmë kishte hyrë në fuqi.

Në mënyrë të menjëhershme, me shkresën nr.3396/1 datë 23.07.2019, drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm pranë Kryeministrisë, z.Ëngjëll Agaçi, kam kërkuar të më vihej në dispozicion praktika e plotë që ishte dërguar pranë Këshillit të Ministrave për marrjen e këtij vendimi, ku të përfshiheshin: projekt-vendimi me relacionin përkatës si dhe mendimet/propozimet e dhëna nga ministritë e linjës.

Gjithashtu, me shkresën nr.3396/2 datë 23.07.2019, drejtuar Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj.Besa Shahini, kam kërkuar të më vihej në dispozion praktika e plotë që MASR kishte përcjellë për marrjen e këtij vendimi ku përfshiheshin: projekt-vendimi me relacionin përkatës si dhe mendimet/propozimet e dhëna nga MASR.

Meqenëse në përgjigjen e Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, përcjellë me shkresën nr.7464/2 datë 02.09.2019 (ardhur ne Rektoratin e UT më datë 11.09.2019), nuk u dha asnjë sqarim apo informacion, me shkresën nr.3396/7 datë 11.09.2019, i kërkova edhe një herë Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në cilësinë e ‘Ministrit propozues’, të përcillte dokumentacionin shoqërues të projektaktit të dërguar për shqyrtim dhe miratim në Këshillin e Ministrave, sipas pikës 45 të kreut VI të VKM nr.584 datë 28.08.2003 ‘Për miratimin e Rregullores së Këshillit të Ministrave’, ku të përfshiheshin:

-Projektakti i bashkërenduar me ministritë përkatëse,

-Relacioni shpjegues,

-Mendimet e ministrive dhe të drejtuesve të institucioneve të interesuara

Por, as nga Këshilli i Ministrave dhe nga MARS, deri sot, nuk ka ardhur asnjë përgjigje.

Menjëherë, sapo stafi akademik i UT, rifilloji punën pas periudhës së pushimeve vjetore (data 4 Shtator 2019), në cilësinë edhe të Kryetarit të Senatit Akademik të UT, në datën 12 Shtator 2019, thirra mbledhjen e Senatit Akademik, ku një nga pikat e axhendës së kësaj mbledhjeje, ishte shqyrtimi dhe mbajtja e një qëndrimi të Senatit Akademik të UT ndaj VKM nr.510 datë 17.07.2019.

Në këtë mbledhje, nuk u arrit në asnjë përfundim (kjo nuk është më çudi për Senatin Akademik të UT), dhe duke përdorur artifica dhe pretendime të pavërteta, nga një grup senatorësh, u kërkua informacion dhe dokumentacion shtesë në lidhje me këtë çështje.

Pasi iu përcoll dokumentacioni i kërkuar të gjithë anëtarëve të Senatit Akademik, caktova përsëri datën e mbledhjes së Senatit Akademik të UT, datën 19 Shtator 2019.

Në këtë mbledhje, disa anëtarë të Senatit Akademik, kërkuan të thërriteshin përfaqësues të Bashkisë Tiranë, në mënyrë që, sipas tyre, të dëgjoheshin se çfarë do të bëhej konkretisht në Kopshtin Botanik, ndërkohë që VKM, tashmë ka hyrë në fuqi dhe sipas saj, Universitetit të Tiranës, i hiqet prona me emërtimin ‘Kopshti Botanik’ dhe i kalon në pronësi Bashkisë Tiranë, duke i hequr përfundimisht edhe të drejtën e administrimit nga UT të kësaj prone.

Në mënyrë të përsëritur, disa anëtarë të Senatit Akademik, duke përdorur përsëri artifica, me një sjellje aspak të denjë për një anëtar të Senatit Akademik, si organi kolegjial më i lartë akademik i UT, i cili është përgjegjës për përmbushjen e misionit të institucionit, bënë që përsëri, Senati Akademik i UT, të mos dilte me një qëndrim zyrtar në lidhje me VKM nr.510 datë 17.07.2019.

Fatkeqësisht kjo është e vërteta dhe ajo çfarë ndodh në Senatin Akademik të UT, edhe kur bëhet fjalë për marrje apo tjetërsim të pronave të UT dhe të ambienteve të pedagogëve dhe studentëve të UT, në kushedi çfarë…. koha do ta tregojë shumë shpejt.

Në cilësinë e Rektorit të UT,në respektim të ligjit të arsimit të lartë 80/2015 dhe të kompetencave që ka përcaktuar ky ligj për autoritetet dhe organet drejtuese të institucionit, me shkresën nr.4075 datë 16.09.2019, i kam kërkuar Bordit të Administrimit të UT, në cilësinë e organit më të lartë kolegjial administrativ,që duhet të garantojë edhe mbarëvajtjen administrative të UT si dhe, duhet të përcaktojë rregullat për administrimin e të gjitha pasurive të UT, të shprehet zyrtarisht:

Së pari, nëse i ishte kërkuar nga ana e Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në cilësinë e ‘Ministrit propozues’, të jepnin mendim në lidhje me këtë çështje, përpara daljes së VKM nr.510 datë 17.07.2019.

Së dyti, të shprehet zyrtarisht në lidhje me VKM nr.510 datë 17.07.2019, me të cilin, Kopshti Botanik, është hequr nga përgjegjësia e administrimit të UT, duke ia kaluar në pronësi Bashkisë Tiranë.

Gjithashtu, me shkresën nr.4075/1 datë 16.09.2019, në cilësinë e autoritetit më të lartë administrativ, i kam kërkuar Adminsitratorit të UT, të shprehet zyrtarisht nëse i është kërkuar nga ana e Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në cilësinë e ‘Ministrit propozues’, të jepte mendim në lidhje me këtë çështje, përpara daljes së VKM nr.510 datë 17.07.2019.

Por, deri tani, as nga Bordi i Administrimit i UT dhe as nga Administratori i UT, nuk kam marrë asnjë përgjigje.

Dua të bëj me dije se, brenda afateve të parashikuara ligjore, drejtoria Juridike e UT ka hartuar kërkesë padinë me objekt: Shfuqizimin e VKM nr.510 datë 17.07.2019, e cila është depozituar në Gjykatën Administrative të Apelit, Tiranë, në datën 07.08.2019.

Të nderuar pedagogë, studentë dhe personel i UT, dhe mbarë opinioni publik

Në vitet e mia si Rektor i Universitetit të Tiranës, i detyruar nga situatat e krijuara në këtë institucion, disa herë kam dalë me deklarata për shtyp apo me statuse në rrjete sociale për çështje të ndryshme.

Gjithmonë jam përpjekur të shpjegoj dhe të tregoj sesi qëndron në fakt e vërteta për çështje të caktuara që kanë ndodhur në UT. Dhe këtë e kam bërë me fakte dhe prova, sikurse edhe në këtë rast. …Dhe gjithmonë ia kam dalë.

Si pedagog i Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe si ish- student i atij fakulteti, ju siguroj se do të vazhdoj me të gjithë forcën time dhe të ligjit, të kundërshtoj këtë VKM, deri në anullimin e tij.

Të gjithë autorët dhe bashkëautorët që kanë marrë pjesë në këtë maskaradë, dua t’i siguroj se një ditë, do të japin llogari dhe do të përgjigjen jo vetëm para ligjit, por edhe para fëmijëve apo nipërve të tyre; apo edhe ata që nuk reaguan apo nuk ngritën zërin për ta ndalur atë, dhe me veprimet apo mosveprimet e tyre, bën që të vetmin Kopësht Botanik, me vlera unikale dhe të pazendësueshme, e lejuan të mos jetë më i tillë.

(a..m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erjon veliaj kopshti botanik kopshti botanik i kalon bashkise tirane mynyr koni vkm per kopshtin botanik erjon veliaj kopshti botanik kopshti botanik i kalon bashkise tirane mynyr koni vkm per kopshtin botanik

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës