LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Ali Memës, Dosti: Mik i vyer, ikonë e papërsëriteshme e futbollit shqiptar

27 Mars 2019, 08:12 Nga DOSJA
Ndarja nga jeta e Ali Memës, Dosti: Mik i vyer, ikonë e

Tiranë- Një ditë më parë u nda nga jeta ish-futbollisti legjendar i ekipit bardheblube, Ali Mema, në moshën 76-vjeçare. Ikona e 17 Nëntorit të asokohe (Tirana e sotme) nuk ka mundur t’i mbijetojë një sëmundjeje të rëndë, që e mundonte prej kohësh. (lexo këtu)

Për këtë ka reaguar edhe gazetari Adriatik Dosti  i cili shprehet se Mema ka qenë një ikonë e papërsëritur e futbollit shqiptar.

“Por kjo qenka jeta i shtrenjti miku im i çmuar…vjen një ditë që siç kemi ardhur po ashtu do të largohemi nga kjo botë mysafire…por lum ai që lë pas kujtime të vyera siç ke lenë aq shume ti si sportist e si njeri”, shprehet Dosti.

Reagimi i plotë:

Lamtumire Ali Mema…Ikone e pa perseriteshme e futbollit shqiptar…

Nuk paska dhimbje me te madhe teksa perjeton ikjen nje e nga nje te idhujve te tu sportive e njerezore …te ikonave e legjendave qe shkojne nga kjo bote por qe kurre nuk mund te shuhen sepse Yjet kane lindur per te shndritur perjetesisht qofte edhe ne nete pa hene si kjo e 26 Marsit 2019…kur lajmi i ndarjes nga kjo bote te Ali Memes se madh tronditi mbare boten shqiptare te futbollit e me tej…

Mbajta frymen ..nje ngulc mu mblodh ne fyt..koka mu be e rende Daulle ..dhe lot te sinqerte dhimbje,, malli e respekti pa fund per ty Ali Mema ..me rodhen faqeve sikur te isha ai femija e adolishenti i djeshem qe aq fort mrekullohej prej teje tek te shihte ashtu shtat -Selvi e zemer – Luan ne fushen e lojes me ate uniforme bardhe e blu…se ciles i dhe aq shume shkelqim e dinjitet …me ate fanelle kuq e zi se ciles i fale gjithe dashurine tende futbollistike…

Por kjo qenka jeta i shtrenjti miku im i cmuar…vjen nje dite qe sic kemi ardhur po ashtu do te largohemi nga kjo bote mysafire…por lum ai qe le pas kujtime te vyera sic ke lene aq shume ti si sportist e si njeri…

…Dhe ata Gjigandet e asaj Tirone te madhe te Xhavit Demnerit e Lym Alles …po shuhen nje e nga nje…vite me pare iku Skender Halili…e pastaj radhazi ne vite te ndryshme …Bahri Ishka, Xux Kazanxhiu, Gezim Kasmi, Perikli Dhalesi, Skender Hyka e tash kaq fort dhimbshem iken edhe Ali Mema…

E kohe me pare kane ikur edhe Profesoret e tyre te nderuar…Xhavit Demneri, Lym Alla e Ver Shehu…bote ikjesh pa kthim…por lum ai qe i ben vend vetes per te mbetur perjetesisht i pa harruar…dhe yjet, ikonat e legjendat e asaj Tirone te madhe e te pa perseriteshme te viteve 60-70 te tille ishin…Lapidare e Monumente te gjalle te futbollit shqiptar e vecmas atij Bardhe e Blu…

….Ke Tirona jone t’gjith jon kapitena / ndrit si Yll e Hon i bukri Ali Mema …

…Ja pikerisht permes ketyre vargjeve brilante kengetari popullor e ka perjetesuar figuren e shkelqyer sportive e njerezore te te pa vdekshmit Ali Mema…qe sot shkoi te bashkohet me shoket e tij te asaj kohe te arte te cilet i paten ikur prej kohesh…e i mungonin aq fort…

…Fort i dashtuni e i respektumi Alija…te thone ne Shkoder posa ze ne goje emrin e tij…e teksa shkodranet se harrojne kurre futbollistin e madh e njeriun me zemer te madhe e qelibar qe pat veshur perkohesisht dhe e mbajti me nder fanellen e Vllaznise se tyre te dashur…dhe qe nuk pranoi me shume personalitet e dinjitet te luante kunder Tirones se tij…

I lindur ne Tirane me 1943 …djaloshi Ali Mema do te rrembehej magjishem pas topit te vogel e lojes magjike te futbollit ..si pak kush tjeter…

Dhe ishte vetem 14-15 vjecar kur selektori i famshem i bardhe e bluve dhe i futbollit shqiptar Mjeshtri Xhavit Demneri do ta afronte tek Tirona e zemres se tij per te mos e ndare me dot kurre deri ne frymen e tij te fundit …

E me pas Liu polivalent e zemer Luan ne fushen e lojes do te ngjiste si rralle futbollist tjeter ne duart e Lym Alles duke u shnderruar kesisoj ne futbollistin Lider e Ikone te Tirones se famshme te viteve 60-70..por edhe ne beniaminin e te sertit trajner Alla …qe e donte po aq sa djemte e tij…

Disa tituj Kampione e gjithashtu disa Kupa te Shqiperise me uniformen e shenjte te Bardhe e Bluve …ku preludi i njeres prej tyre ku Ali Mema shnderrohet ne finalen e Kavajes kunder Beses ne goleshenues e portier ka mbetur unik edhe sot e kesaj dite ne historine e futbollit shqiptar…

Ali Mema ishte pothuajse gjithcka tek Tirona… shpirti, zemra, mendja, truri , gjaku, sedra, grinta , dashuria per fanelen e qytetin , respekti per shoket e kundershtarin…sakrifica dhe kushtrimi per fitore…sepse ai kishte lindur per te qene vetem Fitues…dhe i tille mbeti gjithe jeten e tij… Fitimtar …tek fitoi mbi te gjitha zemrat e respektin e te gjitheve brenda e jashte Shqiiperise…

Te pa harruara e te medha ndeshjet e famshme europiane te tij kunder Kilmarnokut, Ajaksit, Standard Liezhit ..po aq sa edhe ato ballkanike kunder Rapidit te Bukureshtit, Fenerbahces, Ceno Moretsit te Bullgarise etj etj…

Mesfushor -sulmues i nje tipi te rralle e unikal..qe e kishte zili cdo skuader futbolli…shenues ne ndeshje teper te veshtira e decizive brenda e jashte fushe ,,percues i rralle i tradites bardhe e blu ne sportin e tij te zemres….super korrekt ne fushen e lojes me kedo e vecmas edhe me kundershtarin e Gjyqtaret…i vecante ne komunikimin e maredheniet e tija mbreselenese me tifozet e llojit te rralle te Tirones se vet..te cilet nuk i nderronte me askend ne bote…

Nje nga pikat me te forta te Kombetares shqiptare te viteve 60-70….ku spikasin ne vecanti ndeshjet me Gjermanine, Zvicren, Danimarken, Hollanden, Irlanden e Veriut, , Jugosllavine, Polonine, Rumanine, Turqine etj …ku Dueli Mema – Overath ne mesfushe ne ndeshjen e 1967 me ate 0-0 te pa harruar ne Tirane ishte nder kujtimet me te bukura te asaj ndeshje te madhe te kuq e zinjve qe tronditi boten e futbollit …

Dhe Ali Mema do ta mbante me nder e dinjitet te rralle fanellen e Kombetares se tij ne ato 14 ndeshje qe e veshi ate duke dhene ne fushen e lojes me te miren e mundeshme te tij…

Sa per fanellen Bardhe e Blu…no coment …ajo fanelle e Ali Mema dukej sikur kishin lindur per te qene perjetesisht dashuria e pa perseriteshme e njeri tjetrit…dhe ashtu mbeten deri ne frymen e tij te fundit…

Edhe kur u shkeput ne ate moshe teksa kishte ende per ti dhene goxha futbollit ne fushe si lojtar Ali Mema nuk mundi dot ti thoshte kurren e kurres Lamtumire Futbollit …ndaj u ul po aty ne pankinen Bardhe e Blu e here ne krah te Ver Shehut e here ne krah te Mjeshtrit te madh Fatmir Frasheri apo me pas edhe te Cim Muces e te nipit te tij Sul Memes …do te kontribuonte si pak kush tjeter ne fitimin e sa e sa titujve te tjere Kampion e Kupave te Shqiperise per Tironen e tij te zemres…

…E kisha mik per koke…shume te mire e shume te hershem , mik te shtrenjte e te afert familjar …dhe kam aq shume histori e kujtime , mbresa e rrefenja sportive e qytetare nga Ali Mema sa zorr te hedh ne kete shkrim qofte edhe 10 perqind te tyre …

Ishte i rralle e brilant si futbollist ..i lindur per te qene nje fitues i madh…ishte vlere e rralle qytetarie e civilizimi si njeri,,,si baba, si prind, si bashkeshort si mik , si shok, si komshi, si bashkeqytetar i rralle e teper i respektueshem me kedo…ishte i thjeshte deri ne admirim e fisnik deri ne adhurim …mbarte vlera njerezore te rralla e te vecanta per te cilat do te kujtohet me respekt e mirenjohje te vecante nga te gjithe ata qe paten fatin ta njohin ne fushen e lojes por edhe jashte saj si qytetarin model te Tirones sone te dashur…

Sot futbolli shqiptar por edhe qytetaria tironase eshte tronditur fort prej lajmit shokues te ndarjes se tij prej kesaj bote…komuniteti sportiv shqiptar e vecmas ai bardhe e blu jane zhytur ne lot hidherimi e deshperim te thelle …Tirana jone humbi nje Ikone te rralle ..qytetarin e dores se pare Ali Mema ..Nderin e Qytetit tone …historia gati 100 vjecare e klubit Bardhe e Blu humbi nje Legjende e nje Mjeshter te madh te futbollit te saj …Shqiperia humbi nje Brilant futbolli te cilet asaj por edhe vendeve te tjera mund ti vijne vetem nje here ne 100 vjet…

Fatkeqesi te ndryshme familjare perjetove ne jeten tende o i shtrenjti mik i rralle Ali Mema por asnjehere nuk e dhe veten e nuk ju qave e as ju ankove kerkujt sepse shpirti yt i sakrifices e geni yt fisnik nuk ish mesuar kurre as te qahej e as te ankohej…

Sa kujtime te mrekullueshme njerezore e profesionale ke lene tek ish nxenesit e tu te Politeknikumit 7 Nentori o Profesori i dashur i tyre Ali Mema…sa respekt e dashuri ke lene tek te gjithe qe te njohen e i njohe qe te deshen e i deshe si pak kush me ate zemren tende bujare e te gjere , me ate goje-embelsi qe vetem xhevahire e urime nxirrte e percillte tek kushdo qe kishte fatin te fliste e kuvendonte me ty per futbollin e pertej tij…

Alma e Ardi….ndihem vertet keq sot qe nuk mundem dot te jem aty me ju per te ndare se bashku dhimbjen e madhe …per ti dhene Lamtumiren e fundit Babait tuaj te shtrenjte ..per ti hedhur nje grusht Dhe mikut tim te cmuar e te rralle…per ti vene nje kurore lule mbi krye ..atij qe na lumturoi si rralle kush ne ato vite te mbrapshta te asaj kohe mizerrabel qe na kish rene per hise per ta jetuar asisoj ne shqiptareve ….

Por ju siguroj se me shpirt e zemer jam aty krah jush sikurse kam qene prej dekadash te tera qe kur u bera mik -nderi i familjes se respektuar tironase Mema…qe aq sa me duan po aq edhe i dua…

Jam aty me ju e prane familjes suaj teper te nderuar e te respektuar ..prane te gjithe komunitetit futbollistik bardhe e blu e atij shqiptar …duke u perkulur me nderim te thelle e mirenjohje te vecante ..me shpirt te coptuar e zemer thyer per ti thene Lamtumire…U prehsh ne Paqe e te qofte i lehte Dheu i Tirones tende o i Madhi e i Pa perseriteshmi futbollist, trajner , familjar e qytetar brilant i kryeqytetit tone Ali Mema… Me perulesi, respekt, mirenjohje e konsiderate te vecante …

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik dosti ali mema ndahet nga jeta ali mema adriatik dosti ali mema ndahet nga jeta ali mema

Sondazh

Poll
Aktualitet 26 Mars 2019, 19:56

TIRANË- Policia ka shoqëruar 7 persona që morën pjesë në protestën e mbrëmjes së sotme në zonën e Astirit.Sipas banorëve të tjerë protestues të shoqëruarit...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet