Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
Ndalohen eventet sportive deri më 14 qershor, Serie A në “udhëkryq”
18 Maj 2020, 12:05Nga DOSJA
ITALI-Komplikohet situata për Serie A që dukej se ishte vendosur në binarët e duhur për të rinisur në 13 Qershor. Ndërkohë që pritej të vijohej me stërvitjet kolektive ditën e sotme, kjo leje u shty sërish, me arsyetimin se protokolli final i masave nuk është miratuar ende, ndërsa publikimi i dekretit të ri të masave ka “djegur” edhe opsionin për të filluar ndeshjet më datën 13 qershor.
Kjo pasi tashmë me dekret është i ndaluar çdo lloj manifestimi sporti deri më datën 14 qershor, ndërsa tani në Itali kanë filluar të mendojnë për të rinisur kampionatin më 20 qershor, që do të ishte edhe një datë limit.
Kjo pasi UEFA ka dhënë një afat për mbylljen e sezonit deri në fund të muajit korrik, ndaj çdo datë përtej 20 qershorit, do ta bënte të pamundur përfundimin e Serisë A dhe rreziku i një ndërprerjeje finale tani është bërë evident.
Liga e Serisë A ndërkohë ka bërë edhe korrigjimet finale të protokollit që duhet të ndjekin klubet për të shmangur përhapjen e Covid-19, ndërsa tani pritet që Komiteti Shkencor dhe qeveria italiane të japin miratimin, që do të ishte një “dritë jeshile” edhe për nisjen e stërvitjeve në grup.
E.Ç (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË-Çështja e Teatrit Kombëtar ka prekur edhe një argjentinas, bëhet fjalë për futbollistin e Tiranës, Agustin Torassa i cili si duket i ka bërë ...
ITALI-Aventurë e pakëndshme për ish-yllin e Juventusit dhe përfaqësueses italiane, Alesandro Del Piero. Ish-sulmuesi ka postuar një foto me maskë në shtratn e n...
TURQI-Pas afrimeve të Gentian Selmanit dhe David Domgjonit, klubi i Menemenspor është fiksuar pas futbollistëve shqiptarë dhe po tenton të tjerë talente nga Kat...
Xavi Hernandez mendon se Barcelona nuk ka nevojë për lojtarë si Sadio Mane dhe Pierre Emerick Aubameyang. Sipas tij, ata nuk janë lojtarë për Barcelonën, edhe p...
Derbi Dortmund-Schalke nuk solli vetëm rikthimin e Bundesligës dhe fitoren 4-0 plot spektakël të verdhezinjve, por edhe intervistën më fantastike të javës.Njeri...
Giorgio Chiellini këto ditë ka fituar vëmendjen e miliona italianëve me autobiografinë e tij. Mes të tjerash, mbrojtësi i Juventusit ka shkruar për trajnerin An...
DURRËS-Çështja e Teatrit Kombëtar ka prekur edhe futbollistin e Teutës Renato Arapi. Ish-futbollisti i Kombëtares, ka reaguar në rrjetin e tij socia...
Interi po ndjek yllin e Tottenham-it, Tanguy Ndombele. Sipas The Daily Star, Antonio Conte do t’i kërkojë klubit të vihej në lëvizje për lojtarin nëse Jose Mour...
Bayern Munchen ka fituar me rezultatin 0-2 ndaj Union Berlinit në ndeshjen e parë pas rikthimit të Bundesligës. Skuadra bavareze ka marrë 3 pikë me vlerë, pasi ...
Bayern sapo ka kaluar në avantazh në ndeshjen kundër Union Berlinit në minutën e 39′. Sulmuesi Robert Lewandowski që e nis aty ku e la para koronavirusit, duke ...