Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
ITALI – Mallkimi te Napoli vazhdon. Pas dëmtimeve të Osimhen dhe të Anguissa në ndeshjen e kampionatit kundër Interit, humbja e parë sezonale në Serie A, Luciano Spalletti duhet të përballet edhe me dëmtimin e Lorenzo Insignes.
Kapiteni nuk do të niset për udhëtimin drejt Rusisë për ndeshjen ndaj Spartak Moskës për Europa League, të planifikuar për të mërkurën, në orën 16:30. Shkak, një problem në gjurin e djathtë.
Në shënimin e klubit të Napolit thuhet: “Insigne ka kryer terapi dhe është diferencuar në palestër, por nuk do të marrë pjesë në udhëtimin për në Moskë, për shkak të një tendinopatie të mbingarkuar në gjurin e tij të djathtë. Gjithashtu edhe Anguissa ka kryer terapi të personalizuar në terren.”
Prandaj, lista e atyre që nuk janë të disponueshëm për Napolin po bëhet e gjatë. Pas ndeshjes së Europa League në Rusi, napoletanët të dielën në orën 20:45, do të përballen në “Diego Armando Maradona” me Lazion e Maurizio Sarri.
Një sfidë, që Spalletti do të detyrohet ta përballohë pa shumë lojtarë të rëndësishëm. Përveç mungesave të sigurta të Osimhen dhe Anguissa, në fakt, prania e Insigne mbetet në dyshim të fortë.
B.T (Dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
ITALI – “Kur Juventusi duket se është në telashe, atëherë ata gjithmonë befasojnë dhe godasin dhe i bën të fitojë trofetë më të paimagjinueshëm”. Gigi Buf...
ITALI – Rruga “azzurre” e Daniele De Rossit vazhdon. FIGC e njoftoi këtë me një shënim në mediat sociale dhe në faqen e saj zyrtare: “Daniele De Ros...
BRAZIL – Brazili provon sërish: pas projektit “Clube dos 13”, i cili nuk depërtoi kurrë, revolucioni i kampionatit në vendin e sambas këtë herë duket shum...
ITALI – Victor Osimhen u operua për frakturat në fytyrë dhe mollëza e majtë u korrigjua, dëmtim i pësuar në ndeshjen kundër Interit. Deklarata e klubit të...
ITALI-“Balotelli? Ishte një tip pak i çuditshëm”. Këto janë fjalët e Simon Skrabb, që me Supermarion ka luajtur te Brescia. Mesfushori finlan...
ITALI-Marco Materazzi vazhdon të godasë me “pambuk” Zlatan Ibrahimovic! Të dielën, ish-mbrojtësi i Interit mori pjesë në GP të Katarit dhe takoi shu...
SKOCI-Ishte një fundjavë futbolli kushtuar hedhjes së sendeve në fushë. Nga Franca në Kolumbi, deri në Skoci, tifozët janë kthyer në protagonistë negativë me sj...
ITALI – Pas kontrolleve të kryera në ‘J-Medical’ në mëngjesin e sotëm, klubi bardhezi i Juventusit ka dalë me një deklaratë për dëmtimin e Danilos:“...
ARGJENTINE – Mavys Alvarez, një grua kubaneze, e cila ka qenë në një lidhje me futbollistin e ndjerë, Diego Maradona para dy dekadave, pretendon se ish-lo...
ZVICER – Pasi në fundjavë janë luajtur ndeshjet në ligat nacionale, duke nisur nga sot, por edhe nesër, do të zhvillohen takimet e ditës së pestë të ndesh...