LIVE UPDATES
Aktualitet

“Edhe unë kam pak frikë”, Najada Çomo rrëfen detaje për koronavirusin: E kaluam provën

26 Shkurt 2020, 08:46 Nga DOSJA
“Edhe unë kam pak frikë”, Najada Çomo rrëfen

TIRANË- Shefja e Infektivit në QSUT, Najada Çomo ishte e ftuar në “Provokacija” sonte me Mustafa Nanon, ku rrëfeu detaje nga masat që janë marrë në spital për koronavirusin. Ajo ndër të tjera tha se stafi mjekësor e ka kaluar “provën” me koronavirusin edhe pse në vendin tonë nuk ka rezultuar asnjë pacient pozitiv. Për çdo rast që paraqitet, tha ajo, ne e konsiderojmë si “pozitiv” dhe për 12 orë derisa del analiza pacienti izolohet në Infektiv, njësoj sikur të ishte mbartës i këtij virusi. Sakaq mjekët dhe infermierët vishen me uniformën përkatëse dhe qendrojnë në gatishmëri derisa të dalë analiza. Aktualisht në vendin tonë janë kryer analizat për 13 persona të dyshuar, por që fatmirësisht kanë rezultuar negative. Dy prej tyre kishin ardhur nga Kina, dhe pikërisht këto dy raste, tha Çomo, kanë qenë prova më e fortë, pasi dyshimet ishin të mëdha se mund të ishin bartës të virusit.

PJESW NGA BISEDA

A jeni e frikësuar?

Jo…duke qenë se kam vite që punoj në shërbim me shumë infeksione që janë edhe vdekjeprurëse, jam shumë më pak e frikësuar, por s’mund të them se jam zero e frikësuar. Pra jam pak e frikësuar si individ jo si profesioniste.

Ky është një virus i panjohur?

Nuk është fare i panjohur e ka zanafillën në 1960, por rrugës ka “ndërruar mendje” pra ka pësuar ndryshime genetike gjatë rrugës dhe në nëntor të vitit 2019 u shfaq si virus i ri, por brenda së njëjtës familje. Nobelisti francez një nga zbuluesit e HIV në 2008 ka thënë se mbarë njerëzimi është i rrezikuar nga infeksione të ndryshme për shkak të globalizmit, lëvizjes ndërmjet shteteve dhe sapo mbaron një infeksion në kthesë do të shfaqet një tjetër.

Por njerëzit janë të kapur nga paniku?

Njerëzit kanë të drejtë të kapen nga paniku, por duhen informuar mirë.

Cila do të ishte infoja që do më ngushëllonte mua sonte?

Informacioni që na ngushëllon është se s’ kemi asnjë rast sot në Shqipëri, deri tani nuk është zbuluar asnjë rast edhe pse është kërkuar për ta gjetur. Duhet theksuar se koronavirusi është tani në një kurbë të ulët në vendin e origjinës në Kinë për shkak të sezonit, me ngritjen e temperaturave kurba do të ulët.

Sa e rrezikuar është popullata shqiptare dhe sa mundësi ka që të mrbohet dhe të mjekohet?

Po mund të infektohet Shqipëria nga koronavirusi, por janë marrë të gjitha masat që rastet të trajtohen.

Si e kuptoni kur një person është me koronavirus pasi simptomat janë të ngjashme me gripin.

Historia e udhëtimit. Ne nuk dyshojmë tek një pacient që vjen nga Vlora, Saranda, etj. por dyshojmë tek një person që vjen me simptoma gripi por ka udhëtuar në vendet që janë shpallur vatra të koronavirusit. Pra ne bëjmë teste për një person që vjen, po themi nga veriu i Italisë por jo për një person që vjen nga Suedia.

Këtu nuk ka besim tek mjekësia në tërësi?

Në atë vend që punoj shërbej ka një humanizëm të jashtëzakonshëm. Ata njerëz që punojnë në Infektiv kanë të drejtë të frikësohen si gjithë të tjerët, por puna nuk është vënë ndonjëherë në diskutim. Specialistët janë shumë të mirë dhe me eksperiencë. Kemi patur si për shembull rasin e gripit të derrit, por edhe gripi sezonal që mund të quhet i lehtë, por për mua nuk është i lehtë. Gripi ka shënuar më shumë vdekje në mbarë botën se sa koronavirusi.  Kam edhe një mesazh: 98 për qind e të prekurve me koronavirus shërohen, 2 për qind shkojnë drejt vdekjes dhe më të rrezikuar janë të sëmurët kronikë të mushkrive dhe zemres. Spitali Infektiv ofron shërbim të mirë për personat që mund të sëmuren. Plani A është që të shtrohen në këtë pavion, ndërsa plani B vihet në zbatim nëse ka ndryshim të situatës. Një person që vjen si rast i dyshuar izolohet në dhomë në mënyrë që të negativizohet.

A bëhet ekzaminimi?

Po bëhet në ISHP me labortor të certifikuar dhe analizat dalin nga 8 deri në 12 orë.

Këshillat?

Të frenohemi pak nga dhënia e dorës kur takojmë njerëz; larja e duarve dhe të gjithat masat e tjera sanitare. E dyta: nëse je qytetar që ke udhëtuar në ato vende ku është shfaqur koronavirusi deklarohu, që do të thotë telefono në numrin e urgjencës 127.

Ju do ta kaloni provën në rast se koronavirusi vjen në Shqipëri?

E kemi kaluar provën e testimit sepse na erdhen 8 persona, 2 me temperaturë të lartë dhe kishin histori udhëtimi në Kinë. Ata u mbajtën të izoluar, të shtruar në spital, dhe fatmirësisht testimi doli se ishin me grip A. Por ama ne e kaluam provën sepse morëm të gjitha masat, kaluam edhe frikën personale sikur ai (pacienti) të ishte i infektuar.

(Marrë nga Abcnews.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi najada çomo koronavirusi ne shqiperi najada çomo

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete